TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Njohësit e fushës kërkojnë nga Qeveria t’i plotësojë kërkesat e NJSI-së

Gjatë ditës së djeshme, pjesëtarët e Njësisë Speciale Intervenuese mbajtën një protestë para objektit të Qeverisë në shenjë pakënaqësie ndaj shtesave të rrezikshmërisë. Kryeministri Albin Kurti pas kësaj proteste, u shpreh se këta zyrtarë policorë kanë pajisje në vlerë prej 10 mijë euro secili. Nga njohësit e fushës po konsiderojnë se këto asete nuk janë personale të policëve por shtetërore. Andaj kërkojnë që kërkesat e këtyre zyrtarëve të merren parasysh nga Qeveria.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Njohësit e fushës kërkojnë nga Qeveria t’i plotësojë kërkesat e NJSI-së

Me profesionalizmin e tyre, krerët shtetërorë u mburrën por edhe u ndjenë krenar.

Këta janë njësia elite e Policisë së Kosovës, e njohur si Njësia Speciale Intervenuese, që për mision ka intervenimin në rreziqe ekstreme.

Por, të mërkurën ata protestuan para objektit të Qeverisë së Kosovës për pakënaqësitë rreth shtesave të rrezikshmërisë.

Për këtë reagoi kryeministri, Albin Kurti i cili përpos se nuk ofroi zgjidhje për kërkesat e tyre, mes tjerash tha se këta pjesëtarë kanë pajisje rreth 10 mijë euro secili.

“Secili pjesëtar i NjSI ka pajisje në vlerë prej afër 10 mijë euro. Të ardhurat mesatare të shumicës dërrmuese të pjesëtarëve të kësaj njësie elitare sivjet shkuan mbi 2.200 euro në muaj (paga bazë plus shtesat). Tash do ta kenë edhe shtesën e rrezikshmërisë prej 150 euro në muaj, përderisa vazhdon kjo situatë në veri të vendit, e që është niveli më i lartë i kësaj shtese. Në fund të muajit nëntor i bie që përveç pagës së rritur, secili prej tyre do të marrë edhe shumën neto prej 1.350 euro retroaktivisht (shtesa e rrezikshmërisë shkurt-nëntor 2023)”, ka shkruar Kurti.

Por njohësit e fushës së sigurisë vlerwsojnw se kjo deklaratë e kryeministrit Kurti është e dëmshme dhe nuk është e menduar mirë.

Ish-zv.ministri i Brendshëm, Valdet Hoxha thotë se këto pajisje nuk janë personale të këtyre pjesëtarëve por asete shtetërore, andaj shton se kryeministri duhet ftuar këta efektivë për dialog.
Ndërkaq, eksperti i fushës së sigurisë tregon se një shifër e tillë edhe mund të jetë e saktë për shkak se ato pajisje janë për njësi elitare të cilat i përdorin edhe policitë në rajon.

Tëvë1 ka kërkuar sqarime rreth kësaj shume edhe nga Ministria e Punëve të Brendshme, por që përkundër insistimit gjatë ditës, nuk ka pasur përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nis seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, jep mbrojtjen i akuzuari Kushtrim Kokalla

Nis seanca për vrasjen e Liridona Ademajt, jep mbrojtjen i akuzuari Kushtrim Kokalla

Ambasada Amerikane në Kosovë uron Dardanët për fitoren historike ndaj Sllovakisë

Ambasada Amerikane në Kosovë uron Dardanët për fitoren historike ndaj Sllovakisë

​Ministri Murati tregon se kur ekzekutohet shpërblimi prej 500 mijë eurove për Dardanët

​Ministri Murati tregon se kur ekzekutohet shpërblimi prej 500 mijë eurove për Dardanët

Partia e Drejtësisë garon bashkë me LDK-në në zgjedhjet e 28 dhjetorit

LDK-ja mban sot një konferencë para KEDS-it për tarifat e rrymës

Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare

Sulm kibernetik ndaj Postës Shqiptare

Çmimi i naftës në Kosovë deri në 1.32 cent, ndërhynë Ministria e Tregtisë

Dy persona kapen në flagrancë duke tentuar të vjedhin naftë në Prishtinë

Komisioni për Buxhet shqyrton sot buxhetin e Zubin Potokut dhe marrëveshjet e kredive

Komisioni për Buxhet shqyrton sot buxhetin e Zubin Potokut dhe marrëveshjet e kredive

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën