TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Lekaj për Rizvanollin: T’i mbledhë çaklat e të shkojë në shtëpi

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Lekaj për Rizvanollin: T’i mbledhë çaklat e të shkojë në shtëpi

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë se ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli nuk e meriton të jetë ministre me sjelljet e saj karshi punëtorëve grevistëve të Trepçës.

Madje Lekaj në Tëvë1, tha se Rizvanollit nuk i ka mbetur gjë tjetër “përpos t’i mbledhë çaklat dhe të shkojë në shtëpi”.

“Unë mendoj që kjo ministre nuk e meriton që të jetë ministre, vetëm me sjelljet e saj ndaj grevistëve. Mendoj që asaj nuk i ka mbetë tjetër përpos t’i mbledhë çaklat dhe të shkojë në shtëpi. E them me plot kuptimin e fjalës, sepse të injorohet kërkesa legjitime e grevistëve që janë për kushtet, për sigurime shëndetësore dhe për shkarkimin e një kryeshefi ekzekutiv, ushtrues detyre që i duhen pesë minuta me u shkarku të vijë dhe ti bie në rrezik jetën e grevistëve është turp”, tha Lekaj në emisionin “Ditari”.

Derisa sipas tij, edhe kryeshefi duhet të shkojë në shtëpi, pasi sipas tij, ai është i vetmi fajtor për gjendjen e krijuar në shoqërinë aksionare Trepça.

“Kryeshefi duhet të shkojë në shtëpi, po e them pa politikë. Sepse është dashtë që në ditën e parë, sepse e ka pru Trepçën shoqërinë aksionare “Trepça” afër falimentimit. Është direkt faji i menaxhmentit, sepse sikur mos të ishte nuk ishin 300 minatorë në zgafellë atje”, tha ai.

Kujtojmë që ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli gjatë ditës së djeshme nuk ka raportuar në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, lidhur me gjendjen e krijuar në ndërmarrjen “Trepça”. Kjo pasi ajo ka njoftuar se është në një udhëtim jashtë vendit.

Derisa e njëjta në Tëvë1, tha se qysh nga java e kaluar kur e ka marrë ftesën, e ka informuar komisionin parlamentar se do të jetë në udhëtim në Francë dhe pastaj në Gjermani.

Teksa ka theksuar se greva e minatorëve në ndërrmarjen “Trepça” nuk është në përputhje dhe nuk i plotëson standardet sipas ligjit.

Kujtojmë që minatorët e Trepçës kanë hyrë në ditën e nëntë të grevës.

Kërkesat e tyre janë realizimi i pagës nga data 6 deri me datën 10 të çdo muaji, dorëheqja apo shkarkimi i u.d i kryeshefit, Enis Abdurrahmani dhe kërkesa për sigurim shëndetësor dhe përmirësimin e kushteve./teve1.info./

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori

KEK-u reagon pas paralajmërimeve për grevë: Mirëqenia e punonjësve mbetet prioritet

KEK-u: Vdekjet në ndërmarrje të hetohen mbi bazën e fakteve, pa paragjykime

Gjykata shpall të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen në Gllogjan, Prokurorja paralajmëron vazhdimin e betejës ligjore

Gjykata shpall të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen në Gllogjan, Prokurorja paralajmëron vazhdimin e betejës ligjore

Katër ditë në luftë me zjarrin në Bërnicë të Epërme

Katër ditë në luftë me zjarrin në Bërnicë të Epërme

Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë në Lushnje

Një person vret nënën dhe plagos rëndë babanë në Lushnje

TikTok dhe SHBA arrijnë marrëveshje prej 400 milionë dollarësh për privatësinë e fëmijëve

TikTok dhe SHBA arrijnë marrëveshje prej 400 milionë dollarësh për privatësinë e fëmijëve

Dita e 86-të e protestës në Tiranë

Dita e 86-të e protestës në Tiranë

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori

Punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori

Sadiku pas fitores në “Taranto 2026”: Synoj medaljen e artë

Sadiku pas fitores në “Taranto 2026”: Synoj medaljen e artë

KEK-u reagon pas paralajmërimeve për grevë: Mirëqenia e punonjësve mbetet prioritet

KEK-u: Vdekjet në ndërmarrje të hetohen mbi bazën e fakteve, pa paragjykime

Gjykata shpall të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen në Gllogjan, Prokurorja paralajmëron vazhdimin e betejës ligjore

Gjykata shpall të pafajshëm të akuzuarit për vrasjen në Gllogjan, Prokurorja paralajmëron vazhdimin e betejës ligjore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën