TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rizvanolli për grevën në Trepçë: Nuk i plotëson standardet sipas ligjit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar se greva e minatorëve në ndërrmarjen “Trepça” nuk është në përputhje dhe nuk i plotëson standardet sipas ligjit, raporton teve1.info.

Rizvanolli në një videolidhje nga Franca, për Tëvë1, tha se gjatë kësaj kohe kanë qarkulluar informata të ndryshme sa i përket grevës së sindikalistëve por që sipas saj, kjo nuk do të thotë se janë të gjitha të sakta.

“Gjatë kësaj kohe kanë qarkulluar informata të ndryshme jo të gjitha të sakta, sido që të jetë unë do ti përshkruaj informatat zyrtare nga Bordi i Trepçës. Më 23 tetor në Qeveri kemi ndarë më shumë se 1.6  milionë euro në mënyrë që Trepça të mund t’i ndajë pjesën tjetër të pagave për muajin shtator. Përkundër kësaj, pavarësisht që ne i kemi informuar edhe përfaqësuesit e sindikatës që pagat do të ekzekutohen, të martën disa punëtorë, numrin e të cilëve nuk e dimë sepse nuk është raportuar kurrë, kanë hyrë në grevë”, tha Rizvanolli.

“Çfarë është shqetësuese për ne, është që greva nuk është në përputhje, nuk i plotëson standardet sipas ligjit dhe kjo nuk është çështje se po i shohim gjërat formale të plotësimit të ligjit apo jo, mirëpo është brengosëse kur e ke një gjendje të deklaruar greve në të cilën nuk ka një këshill organizativ i cili i përfaqëson punëtorët. I cili siguron kushtet, mbanë përgjegjësi edhe për komunikim në emër të punëtorëve, edhe për kushtet në të cilat punëtorët gjinden”, tha ajo

Derisa sipas ministres, ende nuk dihet as numri i saktë i grevistëve, koha kur dalin e hyjnë punëtorët në grevë pasi sipas saj, nuk është dhënë kurrë një raport mbi gjendjen as nga Sindikata e as nga drejtorët e njësive përkatëse.

“Nuk e kemi as numrin e saktë të grevistëve, ne nuk e dimë as numrin e punëtorëve se kur hynë e kur dalin në grevë. Nuk është dhënë kurrë një raport, as nga sindikata as nga drejtorët e njësive se sa punëtorë janë në grevë. Kush janë ata dhe cila është gjendja e tyre shëndetësore”, shtoi ajo.

Kujtojmë që minatorët e Trepçës kanë hyrë në ditën e tetë të grevës.

Numri i minatorëve të Trepçës të cilët po kërkojnë ndihmë mjekësore po vazhdon të rritet.

Edhe sot një grevisti i është përkeqësuar gjendja shëndetësore, dhe është bartur nga miniera për të marrë ndihmë mjekësore.

Kërkesat e tyre janë realizimi i pagës nga data 6 deri me datën 10 të çdo muaji, dorëheqja apo shkarkimi i u.d i kryeshefit, Enis Abdurrahmani dhe kërkesa për sigurim shëndetësor dhe përmirësimin e kushteve./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Presidenca organizon disa aktivitete në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Presidenca me profile të reja zyrtare në rrjetet sociale

Protesta e banorëve në kryeqytet-gjykata i njeh si pronarë, komuna nuk ua bartë pronën

Protesta e banorëve në kryeqytet-gjykata i njeh si pronarë, komuna nuk ua bartë pronën

Siguria në katër komunat veriore gjatë vitit 2025

Arrestohen dy persona të dyshuar si punëtorë të Postës së Serbisë në veri të Mitrovicës

Flet personi që e nxori gruan shtatzënë nga vetura në Liqenin e Livoqit

​Formacionet zyrtare Real Madrid – Bayern Munich

Nënën e paralizuar e gruan me diabet, Azem Bilallin e sfidon jeta

Nënën e paralizuar e gruan me diabet, Azem Bilallin e sfidon jeta

Policia nis hetimet, si të tejkalohet problemi me njehsorët elektrik?

Policia nis hetimet, si të tejkalohet problemi me njehsorët elektrik?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën