Një grua në Vushtrri është goditur nga një çiklist derisa ishte duke kaluar vendkalimin për këmbësorë.
Sipas njoftimit, e njëjta ishte me shtetësi sllovene dhe pas goditjes është dërguar për tretman mjekësor.
“Një femër Sllovene ka pësuar lëndime trupore pasi është goditur nga një çiklist mashkull kosovar, derisa ishte duke e kaluar rrugën në vendkalimin për këmbësor. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, dhe sipas mjekëve ka frakturë në dorën e djathtë. Rasti ne procedure hetimore”, thuhet në njoftim./teve1.info./