Në Kuvendin e Kosovës, ka shumë deputetë që agjerojnë muajin e Ramazanit.
Fitim Haziri, Fitim Uka, Eman Rrahmani, Labinotë Demi – Murtezi, Mefail Bajçinovci dhe Mimoza Kusari, janë në mesin e deputetëve që agjerojnë në muajin e Ramazanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
Por i rregullt me agjërim tash e disa vite është deputeti dhe kryetari i AKR-së, Behxhet Pacolli.
Ndërkohë deputetë me Ramazan, ka edhe në subjektet e tjera.
Mërgim Lushtaku e Ganimete Musliu, si dhe deputetja boshnjake, Dude Balje.