TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

23 vjet e 9 muaj burgim për 13 ish-policët e veriut të akuzuar për korrupsion, 6 të tjerë lirohen nga akuza

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Lirohen nga akuza tetë të akuzuarit për mashtrime me subvencione

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur aktgjykim në rastin e 20 policëve të veriut, ku 13 prej tyre i ka shpallur fajtorë dhe dënuar  për korrupsion me 23 vjet e 9 muaj burgim në total, ndërsa 6 prej tyre në mungesë të provave janë liruar nga akuza për korrupsion.

Shpallja e aktgjykimit është bërë të premten nga kryetari i trupit gjykues Mentor Bajraktari, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Sipas aktgjykimit, i akuzuari Zvezdan Spasojeviq është dënuar me tre vjet burgim.

Me burgim prej 2 vjet e 3 muaj është dënuar edhe e akuzuara Blijana Nedelikoviç.

Dënim me burg i është shqiptuar edhe të akuzuarit Milija Milunoviq, në kohëzgjatje prej 1 vit e 10 muaj.

Me nga dy vite burgim janë dënuar edhe të akuzuarit Albert Maxhuni, Abdurrahim Haxhiq, Ramadan Mustafiq dhe Reshit Kuqi.

Kurse, e akuzuara Jasana Durleviq është dënuar me 1 vit e 10 muaj burgim.

Ndërsa, të akuzuarit Zenel Bahtiri dhe Ali Pllana janë dënuar me nga 1 vit e 8 muaj burgim.

Dënim me burgim në kohëzgjatje prej 1 vit e 6 muaj u është shqiptuar të akuzuarve Vukadin Tomasheviq dhe Blagoja Lazoviq.

Po ashtu, me 6 muaj burgim është dënuar edhe i akuzuari Burim Merovci.

Sipas aktgjykimit, të dënuarve të lartcekur koha e kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak do t’u llogaritet në dënimin e shqiptuar më burgim.

Sipas aktgjykimit, të njëjtëve u është shqiptuar edhe dënim plotësues, ndalim të ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik secilit veç e veç në kohëzgjatje prej dy vitesh pas mbajtjes së dënimit me burgim.

Të gjithë të akuzuarit janë shpallur fajtorë për kryerjen e veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Ndërsa, të akuzuarit Oliver Kuzmanoviq, Dejan Spasojeviq, Dragosh Kompiriviq, Zoran Rradunoviq, Blagica Tomoviq dhe Ljubisha Vujinoviq janë liruar nga akuza në mungesë të provave.

Sipas aktgjykimit të akuzuarit Nebojsa Gogiq i është refuzuar akuza për veprat penale që ngarkohej, pasi që prokurori ishte tërhequr nga ndjekja penale.

Ndaj tij,  po ashtu është hequr masa e dorëzanisë  e caktuar sipas aktvendimit te datës 8 korrik 2020, andaj të njëjtit i kthehet shuma e deponuar në vlerë prej 1 mijë e 500 euro, si dhe paluajtshmëria e marr si hipotekë.

Gjithashtu të njëjtit sipas aktgjykimit i kthehet dhe dokumentet e udhëtimit, pasaporta e Republikës së Kosovës dhe pasaporta e Republikës se Serbisë te cilat janë konfiskuar përkohësisht me rastin e caktimit te dorëzanisë.

Kundër këtij aktgjykimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese brenda afatit ligjor.

të akuzuarit e lartcekur, përveç kryerjes së veprës penal “Keqpërdorim të detyrës zyrtare” akuzoheshin edhe për veprën penale “Marrje ryshfeti”, por më 20 tetor të këtij viti prokurori special, Burim Çerkimi kishte bërë ndryshim të aktakuzës, duke u tërhequr nga vepra e fundit.

Bashkë me 20 policët e veriut, në këtë rast për kontrabandim me mallra janë të akuzuar Izet Jashari, Jeton Morina, Milazim Januzi, Nezir Bilalli, Nysret Jashari, Sabri Isufi, Xhevdet Jashari, Arben Isufi, Bajram Uka, Besnik Morina dhe Faton Isufi, mirëpo rasti ndaj tyre ishte veçuar.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës më 18 maj 2020, kishte ngritur aktakuzë ndaj 33 personave për dyshimin se kanë kryer veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Marrje ryshfeti”, “Kontrabandë me mallra”, “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

​Në Aeroportin e Prishtinës procedura të reja, këshillohen udhëtarët të përdorin check-in online

Përkujtohen tre dëshmorët e Drenasit, Lladrovci: Sakrifikuan për liri

Përkujtohen tre dëshmorët e Drenasit, Lladrovci: Sakrifikuan për liri

Vdekja e punëtorit në vendin e punës, ndalohet për 48-orë një person

Vdekja e punëtorit në vendin e punës, ndalohet për 48-orë një person

Një muaj paraburgim për reperin Buta pas incidentit me armë në Ferizaj

Një muaj paraburgim për reperin Buta pas incidentit me armë në Ferizaj

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

​Në Aeroportin e Prishtinës procedura të reja, këshillohen udhëtarët të përdorin check-in online

Mbappe i gatshëm për Bayernin

Mbappe i gatshëm për Bayernin

Përkujtohen tre dëshmorët e Drenasit, Lladrovci: Sakrifikuan për liri

Përkujtohen tre dëshmorët e Drenasit, Lladrovci: Sakrifikuan për liri

Vdekja e punëtorit në vendin e punës, ndalohet për 48-orë një person

Vdekja e punëtorit në vendin e punës, ndalohet për 48-orë një person

Një muaj paraburgim për reperin Buta pas incidentit me armë në Ferizaj

Një muaj paraburgim për reperin Buta pas incidentit me armë në Ferizaj

Sigal Prishtinës i largohet edhe trajneri

Sigal Prishtinës i largohet edhe trajneri

Haradinaj: Rajoni i Hasit ishte gjithmonë aty ku shkruhej historia

Haradinaj: Rajoni i Hasit ishte gjithmonë aty ku shkruhej historia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën