TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Borrell: Palët vunë parakushte për njëra-tjetrën, s’patën gatishmëri për pajtim

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A

Shefi i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është deklaruar pas takimeve të ndara që kanë zhvilluar krerët evropianë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Borrell, ka thënë që palët nuk ishin të gatshme të pajtohen për marrëveshjen bazë.

“Jemi takuar me kryeministrin Kurti dhe pastaj me presidentin Vuçiq për të diskutuar për situatën dhe për të shpjeguar se rruga e vetme përpara është normalizimi përmes dialogut dhe se BE kërkon normalizim marrëdhëniesh midis dy vendeve dhe kemi pasur një pengesë të madhe që ka të bëjë me formimin e Asociacionit në Kosovë dhe në mënyrë që t’i afrojmë palët drejt një marrëveshje, ne propozuam në propozim të balancuar, evropian për Asociacionin dhe insistuam te palët që të marrin këtë rast që do të ishte hap i madh përpara”, tha Borrell.

Borrell tha se do të synojnë t’i afrojnë palët edhe drejt marrëveshjes, përfshirë edhe Asociacionin.

”Për fat të keq, palët nuk ishin të gatshme të pajtohen me këtë pa parakushte që ishin të papranueshme nga pala tjetër dhe në fund, ne kërkuam palët që seriozisht të angazhohen në procesin e normalizimit që mund të bëhet vetëm nëpërmjet dialogut, sepse është mënyra e vetme të avancojnë në rrugën evropiane, ne do të vazhdojmë të angazhohemi për arritjen e një marrëveshjeje, por sot për fat të keq, nuk ishte e mundur pa parakushte nga njëra palë që ishte e papranueshme nga pala tjetër”, ka thënë Borrell.

Ndërkohë, përmes një komunikate, Qeveria e Kosovës ka njoftuar se kryeministri Kurti ka qenë i gatshëm ta nënshkruajë Marrëveshjen Bazë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, përfshirë edhe draftin e ofruar nga BE-ja dhe SHBA-ja për zbatimin e nenit 7, në ndërlidhje të nenit 10.

Teksa është thënë se Vuçiqi ka refuzuar të nënshkruajë marrëveshje me Kosovën, dhe ka kërkuar që t’i pranohet një letër anësore “me të cilën praktikisht i zhbën tri parime të Marrëveshjes Bazë, të Aneksit të Zbatimit si dhe të draftit të propozuar nga pesë emisarët me 21 tetor 2023”.

Në anën tjetër, pas takimit, Vuçiq ka thënë se Serbia nuk do ta nënshkruajë asnjë marrëveshje që nënkupton njohjen e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. /Teve1.info/

Tags: albin kurtiAleksander VuçiqJosep Borrell
ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Të fokusuar në raundin e dytë, protagonizmat do të trajtohen qartë e drejtë

Fati politik i Abdixhikut vendoset para 7 gushtit

7 gushti afati i fundit për konstituimin e Kuvendit, LDK pezullon bisedimet, LVV e gatshme për takime

7 gushti afati i fundit për konstituimin e Kuvendit, LDK pezullon bisedimet, LVV e gatshme për takime

Mosmarrëveshje mes familjarësh – detaje nga plagosja e mbrëmshme në Fushë – Kosovë

Mosmarrëveshje mes familjarësh – detaje nga plagosja e mbrëmshme në Fushë – Kosovë

Qeveria merr vendim për pranimin e 50 emigrantëve nga ShBA

Dialogu strategjik – Kosova në pritje, Serbia nis nesër bisedimet me SHBA-në

Rama për rezolutën e miratuar nga PE: Amendamenti s’lidhet me Zvërnecin

Deklarata e ministres serbe për Kosovën, Rama: S’do të reagojmë për çdo deklaratë nga Beogradi, kemi vepruar përmes MPJ-së

Abdixhiku: Të fokusuar në raundin e dytë, protagonizmat do të trajtohen qartë e drejtë

Fati politik i Abdixhikut vendoset para 7 gushtit

7 gushti afati i fundit për konstituimin e Kuvendit, LDK pezullon bisedimet, LVV e gatshme për takime

7 gushti afati i fundit për konstituimin e Kuvendit, LDK pezullon bisedimet, LVV e gatshme për takime

Mosmarrëveshje mes familjarësh – detaje nga plagosja e mbrëmshme në Fushë – Kosovë

Mosmarrëveshje mes familjarësh – detaje nga plagosja e mbrëmshme në Fushë – Kosovë

Qeveria merr vendim për pranimin e 50 emigrantëve nga ShBA

Dialogu strategjik – Kosova në pritje, Serbia nis nesër bisedimet me SHBA-në

​Ari bie përsëri nën 4,000 dollarë, tensionet në Lindjen e Mesme nxisin frikën për inflacionin

​Ari bie përsëri nën 4,000 dollarë, tensionet në Lindjen e Mesme nxisin frikën për inflacionin

Zjarri përfshinë jetimoren në Algjeri, vdesin 11 fëmijë, lëndohen 19 tjerë

Zjarri përfshinë jetimoren në Algjeri, vdesin 11 fëmijë, lëndohen 19 tjerë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën