TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

FSK e gatshme për sulme të mundshme, ndërkombëtarët dënojnë aktin terrorist në Banjskë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
FSK e gatshme për sulme të mundshme, ndërkombëtarët dënojnë aktin terrorist në Banjskë

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), të enjten kanë organizuar konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”.

Partnerët ndërkombëtar shprehën mbështetje për FSK-në, teksa një zëri dënuan sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, duke folur për sulmin në Banjskë, tha se nuk pati sukses falë ndërhyrjes së Policisë së Kosovës.Për më tepër, Maqedonci tha se sulme të tilla mund të përsëriten, përderisa Serbia kryen stërvitje ushtarake afër kufirit me Kosovën.

“Roli i partnereve në këtë fushë nuk është veç i rëndësishëm por fundamental. Mbesim t’i ndajmë me partnerët tanë të botës demokratike. Me qëllim të vazhdimit të interesave të tyre hegjemoniste, kjo vërehet në luftën në Ukrainë dhe Izrael. Rëndësia e jonë në operacionet e kanë dëshmuar në pjesën veriore të vendit grupet serbe kanë tentuar të marrin territor. Duke i’u falënderuar Policisë njësiteve të saj dhe bashkëpunimit me partnerët tanë kanë dëshmuar për profesionalizmin. Serbia ka gjithmonë interesa hegjemoniste. Duke dashur forcimin e ushtrisë kemi investuar në armatim. Për herë të parë, Kosova ka marrë pjesë në stërvitjet ‘Defender 2023’ të organizuar nga ShBA”, u shpreh ai.

“Kosova nuk do të jetë kërcënim për askënd por do të jemi partnerë dhe për këto vite ne kemi bërë transformimin real. Buxheti për FSK është rritur për 110 për qind. Gjatë këtyre dy viteve të fundit kemi investuar në sistemin e armatimit dhe kemi marrë pjesë në ushtrime ushtarake. Për më tepër FSK ka zbarkuar në lindjen e mesme për operacione trajnime dhe për paqe. Ne gjithashtu jemi krenar me qendrën e trajnimit që ofron trajnime të operatorëve vendor dhe ndërkombëtar”.

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, tha se FSK-ja nuk do te ishte këtu nëse nuk do kishte mbështetjen nga vendet aleate me trajnime.

Ai tha se rasti i fundit në Banjskë është mesazh i qartë që FSK-ja duhet të jetë gjithmonë e gatshme për sulme të tilla.Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, foli për mbështetjen e Turqisë në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, teksa pati edhe falënderime për ndihmën nga tërmeti në këtë shtet.Madje tha se Turqia ka mbështetur FSK me 16 milionë euro.

“Turqia është e interesuar të arrihet stabiliteti në gjithë vendit. Këto lidhje përcaktojnë politikat dhe lidhjet tona për të forcuar stabilitetin në rajon e më gjerë. Në këtë kontekst, përkundër kësaj dua ta falënderoj ekipin e kërkim shpëtimit për ndihmën e dhënë gjatë tërmetit në Turqi. Për këto vite, Turqia ka mbështetur FSK me 16 milionë euro”.

Ambasadori i ShBA-së, Jeff Hovenier, siguroi edhe njëherë mbështetjen e shtetit të tij për transforimin e FSK-së.

“ShBA-ja është e përkushtuar gjithmonë për të mbështetur transformimin e FSK. Në këtë kontekst, një ndër prioritet tona është ta mbështesim transformimin dhjetëvjeçar të FSK-së për të kryer mbrojtjen. Ne jemi të përkushtuar gjithashtu në ndihmën me miliona euro”./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbledhja solemne e qeverisë – Kurti kërkon votë për Presidentin, e liri për çlirimtarët

Mbledhja solemne e qeverisë – Kurti kërkon votë për Presidentin, e liri për çlirimtarët

Lista Serbe kërkon shtim të pranisë së KFOR dhe EULEX para aktgjykimit në Hagë

Lista Serbe kërkon shtim të pranisë së KFOR dhe EULEX para aktgjykimit në Hagë

Policia merr masa për 16 shtatorin: Mund të ketë kufizime ose ndërprerje të qarkullimit në rrugët ku ka aktivitete

Policia merr masa për 16 shtatorin: Mund të ketë kufizime ose ndërprerje të qarkullimit në rrugët ku ka aktivitete

Gjykata Themelore në Mitrovicë dënon një person me 10 vjet burgim për sulm seksual  

Gjykata Themelore në Mitrovicë dënon një person me 10 vjet burgim për sulm seksual  

Vazhdojnë sulmet izraelite në Gaza, raportohet për dy të vrarë

Trumpi i bën thirrje Ukrainës të ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës

Trumpi i bën thirrje Ukrainës të ndalojë sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës

Policia merr masa për 16 shtatorin: Mund të ketë kufizime ose ndërprerje të qarkullimit në rrugët ku ka aktivitete

Policia merr masa për 16 shtatorin: Mund të ketë kufizime ose ndërprerje të qarkullimit në rrugët ku ka aktivitete

Gjykata Themelore në Mitrovicë dënon një person me 10 vjet burgim për sulm seksual  

Gjykata Themelore në Mitrovicë dënon një person me 10 vjet burgim për sulm seksual  

“164 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar”, IKShPK ka bërë thirrje për vaksinim

“164 raste me fruth, mbi 95% e të prekurve të pavaksinuar”, IKShPK ka bërë thirrje për vaksinim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën