Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në komunat ku qeveris ky subjekt politik po punohet shumë.
Abdixhiku në Facebook ka treguar për vizitën e tij në Komunën e Obiliqit që drejtohet nga Xhafer Gashi.
Derisa ka thënë se ka parë nga afër projektet që po zhvillohen aktualisht në atë komunë.
“Në komunat tona po punohet shumë. Projekte kapitale, investime afatgjata, gjëra që mbesin nëpër gjenerata. Sot, vizitova Xhafer Gashin dhe gjithë ekipin e tij në Obiliq. U nderova jo vetëm nga mikpritja e mirë, por dhe nga ambiciet e mëdha që kishin për punë e shërbim”, ka shkruar ai.