Lansohet projekti për reformën e sistemit të asistencës sociale

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në bashkëpunim me Bankën Botërore kanë lansuar projektin për reformën e sistemit të asistencës sociale (SAS) në Kosovë. Ky projekt mundëson targetimin e saktë të familjeve që kualifikohen për asistencë sociale.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se ky projekt do të mundësojë që të gjitha familjet të ndiejnë dorën e shtetit, duke larguar diskriminimin, duke luftuar varfërinë por duke punuar që të mos krijohet varësi nga asistenca sociale.

Tutje Murati tha se ky është një angazhim konkret i programit qeverisës.

“Projekti për Reformën e Skemës të Asistencës Sociale do të zbatohen nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe ka për qëllim që të zgjeroj skemën e asistencës sociale në Kosovë, të eliminojë parregullsitë dhe të garantoj që të gjitha familjet në nevojë të ndijnë dorën e shtetit. Përmes këtij projekti Ministria e Financave synon që të largoj diskriminim brenda kategorive duke e bërë sistemi e asistencës sociale të atillë që në njërën anë e lufton varfërinë por në anën tjetër nuk krijon varësi të përhershme për familjet. Sepse synimi do të jetë edhe aktivizimi i anëtarëve të familjeve përfituese në tregun e punës”, tha Murati.

Edhe drejtori për Kosovë i Bankës Botërore, Massimiliano Paolucci, u shpreh i lumtur që po arrijnë të implementojnë një projekt të tillë.

Reklamë Reklamë Reklamë
ADVERTISEMENT

“Përmirësimi i standardit të jetesës së qytetarëve të Kosovës është një prioritet kyç për Bankën Botërore, është gjithashtu udhërrëfyes kryesor i partneritetit tonë me qeverinë e Kosovës. Një sistem i mirëfunksionimit të mbrojtjes sociale është thelbësor për të arritur këtë objektiv. Programet e mbrojtjes sociale, të cilat përfshijnë pensionet, asistencën sociale, shërbimet sociale dhe programet e tregut të punës, luajnë një rol kyç për të ndihmuar njerëzit dhe grupet e cenueshme të përballen me krizën, të përmirësojnë produktivitetin e tyre dhe të investojnë në shëndetin dhe arsimimin e fëmijëve të tyre”, tha ai.

Sipas tij, reforma pritet të rrisë ndjeshëm ndikimet e reduktimit të varfërisë.

Ai shtoi se rezultatet e këtij projekti do të jenë transformuese për njerëzit dhe për vendin e Kosovës./KP/

Next Post