TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bytyçi thotë se Serbisë duhet t’i suspendohet statusi i kandidatit për anëtarësimin në BE

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Bytyçi thotë se Serbisë duhet t’i suspendohet statusi i kandidatit për anëtarësimin në BE

Profesori nga Londra, Seb Bytyçi, thotë se Rezoluta e miratuar në Parlamentin Evropian është e rëndësishme dhe ka ardhur në kohën e duhur për Kosovën.

Duke folur për masat që janë paraparë të ndërmerren ndaj Serbisë, Bytiçi, thotë se duhet të ndodh de-facto suspendimi i statusit të kandidatit të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Të paktën do të duhej të ishte një listë e masave që është e njëjtë me masat të cilat i janë vendosur Kosovës, d.m.th minimumi do të duhet të ishin masat e njëjta. Por, duhet të shkohet edhe më tutje, që të pezullohet anëtarësia apo statusi i kandidatit i Serbisë që e ka, apo de-facto të ndodh ky pezullim, ku Serbia nuk mund t’i shijojë benifitet që ia jep ai status i kandidatit. Pra, duhet të ketë masa të mirëfillta që e trajtojnë thelbin e çështjes… Kjo nuk ka ndodhur deri më tash, do të duhej të ndodhte de-facto suspendimi i statusit të kandidatit të Serbisë”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Bytyçi, thotë se Rezoluta e miratuar në PE i ndihmon opinionit publik se pas sulmit terrorist të 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës nuk mund të vazhdohet më me dialogun ashtu siç ka qenë deri tash.

“Mendoj që është mjaftë e rëndësishme, vjen në një moment mjaftë të duhur për Kosovën, ku pas sulmit të 24 shtatorit ende nuk kemi parë një reagim formal nga BE-ja, nga Komisioni, apo nga Këshilli dhe një Rezolutë nga Parlamenti mendoj se është e duhur dhe i ndihmon krijimit të opinionit publik se ky sulm ishte pikë kthese, ku më nuk mund të vazhdohet me dialogun, me trajtimin e Serbisë dhe Kosovës ashtu siç është vazhduar deri më tash”, tha ai në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Sipas tij, kjo Rezolutë ka rëndësi, pasi që bënë thirrje për masa ndaj Serbisë, pas përfundimit të hetimeve.

“Është një thirrje, mjaftë e qartë edhe pse ndoshta nuk shkon ndoshta aq lartë sa është e nevojshme, sepse duhet të ketë dënim të menjëhershëm të glorifikimit të terroristëve, të sulmit terrorist që e ka bërë Serbia pas ndodhjes së sulmit, por vetë Rezoluta si e tillë duke bërë thirrje për masa pas përfundimit të hetimeve është mjaft e rëndësishme”, deklaroi profesori.

Parlamenti Evropian, të enjten ka miratuar rezolutën me të cilën dënon sulmin në Banjskë të Zveçanit, ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku. Në këtë rezolutë, sulmi cilësohet terrorist dhe do të kërkojë përgjegjësi nga Serbia nëse dëshmohet lidhja e drejtpërdrejtë e Beogradit me këtë ngjarje.

Tags: Parlamenti EvropianSeb BytiçiSerbia
ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ parashikon mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

KQZ parashikon mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

AUV tërheq nga tregu Aptamil 1 dhe Aptamil 2

AUV tërheq nga tregu Aptamil 1 dhe Aptamil 2

Ambasadori gjerman viziton kampin Bondsteel, vlerëson profesionalizmin

Ambasadori gjerman viziton kampin Bondsteel, vlerëson profesionalizmin

Për herë të parë në Kosovë kryhet ndërhyrja PCNL për trajtimin e gurëve të mëdhenj në veshka në Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Për herë të parë në Kosovë kryhet ndërhyrja PCNL për trajtimin e gurëve të mëdhenj në veshka në Qendra Klinike Universitare e Kosovës

Muriq vlerësohet te Sassuolo

Sassuolo në dyshim për blerjen e portierit Muriq

Çka ndodhi dje me Gjestin? Zbulohen detaje

Çka ndodhi dje me Gjestin? Zbulohen detaje

Liga e Parë, derbi në Drenas e Mitrovicë

Liga e Parë, derbi në Drenas e Mitrovicë

KQZ parashikon mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

KQZ parashikon mundësinë e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Kur duhet të merrni magnez që të jetë vërtet efektiv?

Kur duhet të merrni magnez që të jetë vërtet efektiv?

Tri duele të “zjarrta” në Superligë

Tri ndeshje të shtunën, dy të dielën në Superligë

Kërcënime të rënda ndaj gjyqtarit në ndeshjen Drenica- Dukagjini, të Superligës

Kërcënime të rënda ndaj gjyqtarit në ndeshjen Drenica- Dukagjini, të Superligës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën