TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hysni Gucati mbërrin në vendlindje pas lirimit nga Haga, pritet nga familjarë e bashkëluftëtarë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Hysni Gucati mbërrin në vendlindje pas lirimit nga Haga, pritet nga familjarë e bashkëluftëtarë

Hysni Gucatit, ish-kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është pritur në vendlindje nga familjarë e bashkëluftëtarë, raporton Ekonomia Online.

Dhomat e Specializuara të Kosovës e kanë konfirmuar lirimin e Gucatit. Në njoftimin e Speciales thuhet se Gucati është liruar me disa kushte qe do të mbeten në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit.

“Më 12 tetor 2023, Kryetarja e Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK), gjykatëse Ekaterina Trendafilova, vendosi të modifikojë dënimin e z. Hysni Gucati për lirimin e tij më 18 tetor 2023 ose rreth kësaj date, me kushtet e përcaktuara në vendim. Këto kushte do të jenë në fuqi gjatë pjesës së mbetur të dënimit të dhënë nga Paneli i Gjykatës së Apelit, konkretisht për pjesën e mbetur të dënimit me katër vjet e tre muaj. Për marrjen e vendimit, Kryetarja u këshillua me gjykatësit e paneleve që dhanë dënimin sikurse parashihet në nenin 51(2) të Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar (“Ligji”), mori parasysh faktorët e rregullës 196(3) të Rregullores së Procedurës dhe Provave si dhe mbajti seancë me z. Gucati”.

Në arsyetimin e lirimit thuhet se ishin disa faktorë që kanë peshuar në favor të modifikimit të dënimit të tij.

Në njoftimin e lëshuar për media, thuhet se ish-kreu i OVL UÇK-së ka shprehur pendesë për veprimet e bëra, për të cilat edhe mori dënim.

“Kryetarja mori parasysh se megjithëse veprat penale për të cilat z. Gucati u dënua janë padyshim të rënda, duke marrë parasysh efektin mjaft negativ të zbulimit të informacionit konfidencial mbi dëshmitarë (të mundshëm), ishin disa faktorë që peshuan në favor të modifikimit të dënimit të tij. Vlen të theksohet, se Kryetarja konstatoi se z. Gucatit pati mundësi të reflektonte për veprimet e veta gjatë mbajtjes së tij në objektin e paraburgimit të DHSK-së dhe se sjellja e tij kishte ndryshuar me kalimin e kohës.

Kryetarja theksoi shprehjet e pendesës së z. Gucati, në veçanti, veçanërisht faljen, gjatë seancës gojore, që ai shprehimisht u kërkoi të gjithë atyre që mund të ishin ndier të kërcënuar nga veprimet e ti. Gjithashtu Kryetarja, vuri në dukje zotimin e vendosur të z. Gucati se nuk do të përfshihej në veprime të tjera që mund të karakterizoheshin si vepra penale kundër administrimit të drejtësisë dhe se do t’i përmbushë të gjithë kushtet e përcaktuara për lirimin e tij. Kryetarja theksoi se në qoftë se z. Gucati nuk përmbush cilindo prej kushteve të përcaktuara në vendim, atëherë vendimi do të anulohet”, thuhet në njoftim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Kurti reagon pas suksesit historik të Kosovës në futboll

Kurti uron Pashkët Ortodokse, bën thirrje për besim, mirësi dhe përkushtim

Dialogu i ngrirë – shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Dialogu i ngrirë – shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut

OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut

Kurti përkujton 27-vjetorin e ngjarjeve në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

Të paktën 11 persona të vrarë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Liban

Të paktën 11 persona të vrarë nga sulmet e vazhdueshme izraelite në Liban

Pezullohet projekti “Stargate UK”, OpenAI dhe Nvidia përballen me kosto të larta energjie

Pezullohet projekti “Stargate UK”, OpenAI dhe Nvidia përballen me kosto të larta energjie

Arabia Saudite rikthen plotësisht funksionimin e tubacionit kryesor të naftës

Arabia Saudite rikthen plotësisht funksionimin e tubacionit kryesor të naftës

Dialogu i ngrirë – shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

Dialogu i ngrirë – shpresa për një takim këtë pranverë, por jo për marrëveshje

OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut

OVL-UÇK kujton dëshmorët e Komunës së Istogut

Kurti përkujton 27-vjetorin e ngjarjeve në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

Kurti përkujton 27-vjetorin e ngjarjeve në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën