Struga e Shkëndija i kanë fituar të dielën ndeshjet e xhiros së dhjetë të kampionatit të Maqedonisë së Veriut. Kampionia në fuqi, Struga, fitoi 2:0 në shtëpi ndaj Sileksit. Të dy golat i realizoi Marjan Radeski.
Skuadra tjetër shqiptare, Shkëndija e Tetovës, fitoi po ashtu 2:0, në udhëtim ndaj Vardarit. Shkëndija udhëheq në tabelë me 23 pikë. Shkupi është i dyti me 19 pikë, ndërsa Struga e treta me 18 pikë.