Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, udhëton sot për në Spanjë.
Në qytetin Granada, ajo përfaqëson Kosovën në takimin e tretë të Komunitetit Politik Evropian (KPE) nismë kjo që përfshin 47 shtete, ku hyjnë 27 anëtaret e Bashkimit Evropian.
Përveç anëtarëve të BE-së, në samit do të marrin pjesë ndër të tjera liderët e Ballkanit Perëndimor, Ukraina, Moldavia, Gjeorgjia, Turqia, Armenia, Azerbajxhani.
Ndërkohë po në Granada, një ditë pas, pra të premten më 6 tetor, BE-ja mban takim jo-formal të liderëve të bllokut.
Kjo është mbledhja e parë e madhe e BE-së, pas sulmit të armatosur nga një grup i organizuar terrorist në Banjskë të Zveçanit, mbi policinë kosovare ku mbeti i vrarë rreshteri, Afrim Bunjaku.