Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm brenda një palestre sportive në një shkollë në Pejë.
Policia bën të ditur se punëtori i sigurimit ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë brenda palestrës, dhe nga aty kanë vjedhur disa topa futbolli.
Sipas njoftimit, vlera e dëmit është rreth 400 euro.
“Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë. /Teve1.info/