Disa lokale në oborrin e Qendrës Klinika Universitare në Prishtinë dyshohet se janë përfshirë nga zjarri në mëngjesin e sotëm.
Sipas pamjeve të siguruara nga Teve1, shihet tym i madh, derisa në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipi i zjarrëfikësve dhe Policia e Kosovës.
Teve1.info ka kontaktuar Policinë, mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje./teve1.info./