TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama: Beogradi me këtë shpallje zije, i fryn një konflikti të armatosur

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Versioni i Shqipërisë për Asociacionin 

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se zija e shpallur zyrtarisht në Beograd për pjesëtarët e grupit të armatosur serbë të vrarë nga Policia e Kosovës, është sinjali më i keq që Serbia mund t’i jepte rajonit dhe komunitetit euro-atlantik.

Sipas tij, Sebia do të duhej të hapte hetim serioz për anëtarët e grupit kriminal, potencialisht të angazhuara në krijimin e një lëvizjeje të armatosur në veri të Kosovës.

“Zija e shpallur zyrtarisht në Beograd për pjesëtarët e grupit të armatosur që u asgjësuan nga forcat e sigurisë së Republikës së Kosovës, pasi nga ai grup iu mor jeta një efektivi të policisë është sinjali më i keq që Serbia mund t’i jepte rajonit dhe komunitetit euro-atlantik! Në ndërkohën që duhet të kishte hapur një hetim serioz për anëtarët e atij grupi kriminal, lidhjet e tyre me trafikantët e armëve dhe me të tjerë individë apo entitete, në Serbi apo gjetkë, potencialisht të angazhuara në krijimin e një lëvizjeje të armatosur në Veriun e Kosovës, Beogradi me këtë shpallje zije që nuk ka asnjë lidhje me shekullin XXI, i fryn si asnjëherë më parë qysh prej vitit 1999, zjarrit të një konflikti të armatosur! Kjo është jo vetëm e pajustifikueshme dhe e papranueshme, por e dënueshme me të gjithë forcën e fjalës e të instrumentave në dispozicion të bashkësisë euro-atlantike”, tha ai.

Rama theksoi se ky është momenti që Serbia ta ndajë mendjen nëse do të jetë me botën demokratike apo siç tha ai, “hijen e vetvetes së fundshekullit XX “.

Derisa ka kërkuar nga aleatët strategjikë të Ballkanit Perëndimor që “veprimin e sotëm të mos e lënë për nesëër”.

“Ky është momenti që Serbia duhet ta ndajë qartë dhe prerë mendjen nëse do të jetë me Europën dhe botën demokratike të shekullit XXI apo me hijen e vetvetes së fundshekullit XX; me vlerat dhe parimet e Bashkimit Europian e të komunitetit euro-atlantik apo me fantazmat dhe me krimet e të shkuarës së saj të palavdishme të viteve ‘90; me të nesërmen europiane të fëmijëve të saj të pafajshëm apo me të djeshmen e fajshme të nacionalizmit vrasës e vetëvrasës! Ky është momenti kur Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara duhet ta ndajnë qartë e prerë mendjen nëse do ta ngrenë në nivelin më të lartë alarmin demokratik për ta ndalur përshkallëzimin e konfliktit në Veriun e Kosovës, i cili ka hyrë në fazën e vet më të rrezikshme qysh prej vitit 1999 apo do të vazhdojnë t’i mbajnë Dialogun për Normalizim dhe angazhimin e KFOR-it në të njëjtin nivel krejt të pamjaftueshëm tanimë! Kjo e dyta sot është krejt e pakëshillueshme, por nesër mund të bëhet krejt e pajustifikueshme, sepse nesër mund të jetë vonë edhe për të parën! Prandaj apeli i Shqipërisë për miqtë e mëdhenj e aleatët strategjikë të Ballkanit Perëndimor është: Veprimin e sotëm, mos e lini për nesër”, tha Rama.

“Ky është momenti kur edhe Kosova duhet të reflektojë shumë seriozisht dhe të ndajë mendjen qartë e prerë, nëse do të vazhdojë në kursin e veprimit të shkëputur nga miqtë e saj të pazëvendësueshëm dhe aleatët e saj të padiskutueshëm apo do të veprojë në harmoni e mirëkuptim me komunitetin euro-atlantik, për të arritur qëllimin më madhor në histori pas fitores së luftës e shpalljes së pavarësisë, njohjen përfundimtare si shtet anëtar i këtij komuniteti! Të gjitha rrugët e tjera përveç kësaj të dytës janë rrugë iluzionesh me përfundime të dhimbshme, të cilat e largojnë Kosovën nga qëllimi madhor, e zbrazin atë nga shpirti i ardhmërisë dhe e kthejnë në mënyrën më absurde peng të paqes në mes të Europës, pasi ka dalë fitimtare nga lufta për t’u bërë një vend i lirë evropian”, shtoi ai./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dëshmitari rrëfen momentet e para pas plagosjes së rreshterit Lika: E pyeta ‘Muhamet, kush?’, por i doli gjak nga goja

Dëshmitari rrëfen momentet e para pas plagosjes së rreshterit Lika: E pyeta ‘Muhamet, kush?’, por i doli gjak nga goja

Katër vjet pas largimit të prokurorëve serbë, Kosova përgatit konkurs të ri

Katër vjet pas largimit të prokurorëve serbë, Kosova përgatit konkurs të ri

Aksion i Prokurorisë në Pejë, cak argjendaritë

Prokuroria jep detaje për rastin tragjik në Bjeshkët e Strellcit

Vdes në moshën 25-vjeçare lojtari që sapo luajti në Kupën e Botës

Tragjedi në Strellc të Deçanit, djali e vret aksidentalisht babain e tij

Dëshmitari rrëfen momentet e para pas plagosjes së rreshterit Lika: E pyeta ‘Muhamet, kush?’, por i doli gjak nga goja

Dëshmitari rrëfen momentet e para pas plagosjes së rreshterit Lika: E pyeta ‘Muhamet, kush?’, por i doli gjak nga goja

Asllani pritet të kthehet te Interi

T: Sassuolo interesohet për Asllanin

Zyrtare: Futbollisti i Kombëtares së Kosovës transferohet në Lituani

Zyrtare: Futbollisti i Kombëtares së Kosovës transferohet në Lituani

Camavinga nuk i dëgjon ofertat angleze

Camavinga nuk i dëgjon ofertat angleze

Katër vjet pas largimit të prokurorëve serbë, Kosova përgatit konkurs të ri

Katër vjet pas largimit të prokurorëve serbë, Kosova përgatit konkurs të ri

Shehu refuzon Olympiacosin, gradohet në kapiten te Lodzi

Shehu refuzon Olympiacosin, gradohet në kapiten te Lodzi

Aksion i Prokurorisë në Pejë, cak argjendaritë

Prokuroria jep detaje për rastin tragjik në Bjeshkët e Strellcit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën