Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për sulmet e djeshme ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit.
Kurti në një postim në rrjetin social “X”, ka postuar edhe disa fotografi të armatimit të konfiskuar në veri.
Teksa sipas tij, “autorët e krimit vepruan jo vetëm, por me mbështetje të shtetit”.
“Këto armë dhe pajisje të gradës ushtarake, të kapura në operacionin antiterror të Policisë së Kosovës pas sulmit të ditës së djeshme, nuk lënë vend për dyshime: Autorët e krimit vepruan jo vetëm, por me mbështetje të shtetit. Serbia duhet të mbahet plotësisht përgjegjëse për sponsorizimin e dhunës terroriste në territorin e Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.
These military-grade arms & equipment—seized in @Kosovo_Police‘s anti-terror operation after yesterday’s attack—leave no room for doubt: The perpetrators acted not alone but w/ state backing. Serbia must be held fully accountable for sponsoring terrorist violence on 🇽🇰 territory. pic.twitter.com/hbFHiV1rMe
— Albin Kurti (@albinkurti) September 25, 2023