23:05 Real Madrid thyhet në “Metropolitano”, Barcelona kryeson La Ligën
Reali i Madridit detyrohet t’i lërë kreun e La Ligas Barcelonës. Skuadra “merengues” dështoi të merrte pikë në derbin e Madridit kundër Atleticos në “Metropolitano”, me ekipin e Simeones që triumfoi me rezultatin 3-1.
Dygolëshi i Alvaro Moratës dhe finalizimi i Griezmann e bënë të pavlefshëm rrjetën e Toni Kroos.
Reali me këtë disfatë mbetet në kuotën e 16 pikëve, një më pak se Barcelona dhe Girona.
22:11 Atletico Madrid nis me gol pjesa e dytë, Morata thellon diferencën
Atletico Madrid reagon sërish ndaj Real Madridit. Në minutën e parë të pjesës së dytë, gjeti golin e tretë ndeshjes.
Morata shënoj me kokë për rezultatin 3:1. Për Moratan, ky ishte goli i tij i dytë personal në këtë ndeshje.
https://twitter.com/vartatico/status/1706038643356229921
21:40 Reagon Real Madrid, Toni Kroos me gol të bukur ngushton epërsinë
Real Madrid ka reaguar ndaj Atletico Madridit në “Metropolitano”.
Toni Kross në minutën e 35′ nga një distancë bukur e largët shënoj për të ngushtuar epërsinë në 2:1.
¡QUÉ GOLAZO DE TONI KROOS!https://t.co/iA7YUrmHvl
— Football Report (@FootballReprt) September 24, 2023
21:25 Griezmann “ngulit” bukur për golin e dytë, Realit i duhet një mrekulli
Atletico Madrid ka dyfishuar epërsinë ndaj Real Madridit.
Antonie Griezmann në minutën e 18′ u shkëput bukur dhe me kokë shënoi për 2:0.
¡CABEZAZO DE ANTOINE GRIEZMANN!
¡QUÉ BOLA DE SAÚL ÑÍGUEZ!https://t.co/ODjIdUihVY— Football Report (@FootballReprt) September 24, 2023
21:15 “Metropolitano” ndizet në flakë, Morata zhbllokon derbin dhe feston si i “çmendur”
Atletico Madrid ka marrë një epërsi të hershme në “Wanda Metropolitano” ndaj Real Madridit. Në kryendeshjen e xhiros së gjashtë në La Liga, Atletico ka kaluar në epërsi në minutën e tretë të ndeshjes me Moratan, i cili ka shënuar me kokë pas një asistimi nga Lino.
¡CABEZAZO DE ÁLVARO MORATA!
¡QUÉ BOLA DE SAMUEL LINO!https://t.co/PJ8xynEIMu— Football Report (@FootballReprt) September 24, 2023