Një automjet i Policisë së Kosovës është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në autostradën Podujevë – Prishtinë.
Sipas zëdhënëses së Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, automjeti i përfshirë nga zjarri është dëmtuar tërësisht, teksa nuk raportohet për persona të lënduar.
Ajo për teve1.info tha se Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen
“Sot rreth orës 07:30, është raportuar se në fshatin Shkabaj , një automjet i policisë është përfshirë nga zjarri, i cili është dëmtuar tërësërisht. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit të cilët kanë lokalizuar zjarrin. Nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Ahmeti./teve1.info./
Digjet një automjet i Policisë në rrugën Podujevë – Prishtinë