TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
10 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Borrell tha se BE ka dalë me propozim, Kurti: E vetmja që dha propozim ishte Republika e Kosovës

nga TËVË 1
14 Shtator, 2023
0
A A
Borrell tha se BE ka dalë me propozim, Kurti: E vetmja që dha propozim ishte Republika e Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në takimin e sotëm të mbajtur në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, si dhe me ndërmjetësit si përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme të Sigurisë, Josep Borrell, e të dërguarin e BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, nuk ka pasur propozim nga ana e Beogradit.

Kurti, tha se dokument të shkruar me propozim konkret në tavolinën e takimit të lartë ka sjellë vetëm Republika e Kosovës, përmes tij.

“Së pari nuk ka propozim të Beogradit, ka dokument kushtëzues që kur ta lexoni do ta vërtetoni, nuk mund të ketë kompromis midis propozimit dhe kushtëzimit dhe e fundit, që është e para, sot dokument të shkruar me propozim konkret ka sjellë veç Republika e Kosovës përmes meje, as pala serbe as Bashkimi Evropian. Bashkimi Evropian ka lehtësuar dhe ka ndërmjetësuar”, tha  Kurti gjatë konferencës për media nga Brukseli.

I pyetur nga ana e gazetarëve se a ka dalë me një propozim Bashkimi Evropian siç tha Borrell, Kurti tha se BE nuk bënë propozime, por kujdesen që propozimet e palëve të jenë në kornizat evropiane.

“Bashkimi Evropian është aty për të siguruar që propozimet e palëve janë përbrenda frymës dhe formës së Bashkimit Evropian, Evropës, pra ata nuk bëjnë propozime ata kujdesen që propozimet e palëve janë të tilla që nuk tejkalojnë kornizat evropiane. E tash, pala serbe nuk ka sjellë propozim, por e kishte dërguar një kushtëzim te Bashkimi Evropian, dhe midis kushtëzimit dhe propozimit nuk mund të ketë mesatare aretmitikore , por dokument të shkruar nga ana e tyre nuk ka pasur”, tha kryeministri i vendit, raporton teve1.info

Tutje, Kurti është deklaruar se ka propozuar një udhërrëfyes të sekuencuar për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe atë të Brukselit.

Kryeministri i vendit tha se takimi nuk kishte sukses sepse siç tha ai, nuk mund të ketë kompromis mes një propozimi me sekuencë dhe një kushtëzimi të vjetër nga Serbia, siç është ai për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Në këtë takim të nivelit të lartë, unë kam propozuar një udhërrëfyes të sekuencuar për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit të 27 shkurtit dhe të Aneksit të zbatimit të Ohrit të 18 marsit. Këtë propozim këtë sekuencë se si duhet të jenë hapat për të zbatuar marrëveshjen bazike për të cilën jemi dakorduar unë  mund të ua shpërndaj të gjithë juve në fund të kësaj konferenca për media. Pala tjetër pra presidenti i Serbisë nuk ka dhënë asnjë propozim dhe takimi nuk ka pasur një rezultat. Nuk ka mundur të ketë kompromis, meqenëse nuk mund të ketë kompromis midis propozimit me sekuencë dhe kushtëzimit të vjetër”, tha Kurti gjatë konferencës për media drejtpërdrejt nga Brukseli.

Pas takimit trepalësh, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka pranuar propozimin e BE-së për kompromis dhe se ka insistuar në njohje de- facto, kur Vuçiq po.

“Ne kemi propozuar të zbatohen këto paralelisht, të sigurohet që të marrë diçka e të japë diçka. BE-ja dhe komuniteti i gjerë ndërkombëtarë, përfshirë partnerët amerikanë, e shohin këtë si rrugë të vetme për të funksionuar zbatimi. Dyja duhet të kenë garanci se veprimet shpërblehen, me masa nga pala tjetër. Sot, jam munduar me Kurtin e Vuçiqin të gjej rrugën para, duke u bazuar në propozimin tonë. Për fat të keq, pas takimit të gjatë, Kurti nuk ishte i gatshëm që të ecët para, të fillojë një proces kredibil për themelimin e Asociacionit. Ai insistoi të formalizohet njohja de facto si hap i parë”, ka thënë Borrell.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se bisedimet me kryeministrin e Kosovës, përfunduan pa sukses “në kuptimin e gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve”./teve1.info/

Kurti: Propozova udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjes, Vuçiq kushtëzoi

Kurti: Kushtëzimi i Serbisë është shëndrruar në qëndrim të Lajçakut

 

Tags: albin kurtiAleksander Vuçiqdialog Kosovë - Serbi
ShareTweet

Postime të ngjashme

MPJD merr vendim për uljen e tarifave për shërbime konsullore

Gërvalla: Kërkojmë nga BE-ja gjuhë të ashpër ndaj Serbisë

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Kurti nderon sakrificën e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Kurti nderon sakrificën e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Abdixhiku:Qeveria tranzicionale, ndoshta jo më e mira por gjithëpërfshirëse

Abdixhiku:Qeveria tranzicionale, ndoshta jo më e mira por gjithëpërfshirëse

MPJD merr vendim për uljen e tarifave për shërbime konsullore

Gërvalla: Kërkojmë nga BE-ja gjuhë të ashpër ndaj Serbisë

Gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri

Gjendet trupi i pajetë i të riut që e zuri dheu gjatë punimeve në Shqipëri

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Kosova në krizë politike/ Shqipëria në prag të zgjedhjeve | MESDITË

Arabia Saudite nuk heq dorë nga Mohamed Salah, do të tentojë përsëri transferimin e tij

Arabia Saudite nuk heq dorë nga Mohamed Salah, do të tentojë përsëri transferimin e tij

UEFA reagon pas kërkesës së Barcelonës për hetim të gjyqtarit Marciniak pas ndeshjes me Interin

UEFA reagon pas kërkesës së Barcelonës për hetim të gjyqtarit Marciniak pas ndeshjes me Interin

Kurti nderon sakrificën e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Kurti nderon sakrificën e heronjve Ilir Konushevci dhe Hazir Malaj

Atletico Madridi kërkon nënshkrimin e yllit të Barcelonës

Atletico Madridi kërkon nënshkrimin e yllit të Barcelonës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X