tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Kurti: Propozova udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjes, Vuçiq kushtëzoi

tëvë1 nga tëvë1
14/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri i Kosovës, Albin  Kurti ka folur pas takimit në Bruksel, ku tha se ka propozuar një udhërrëfyes të sekuencuar për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe Brukselit.

Ai tha se takimi nuk kishte sukses sepse siç tha ai, nuk mund të ketë kompromis mes një propozimi me sekuencë dhe një kushtëzimi të vjetër nga Serbia, siç është ai për formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“Në këtë takim të nivelit të lartë, unë kam propozuar një udhërrëfyes të sekuencuar për zbatimin e Marrëveshjes së Brukselit të 27 shkurtit dhe të Aneksit të zbatimit të Ohrit të 18 marsit. Këtë propozim këtë sekuencë se si duhet të jenë hapat për të zbatuar marrëveshjen bazike për të cilën jemi dakorduar unë  mund të ua shpërndaj të gjithë juve në fund të kësaj konferenca për media. Pala tjetër pra presidenti i Serbisë nuk ka dhënë asnjë propozim dhe takimi nuk ka pasur një rezultat. Nuk ka mundur të ketë kompromis, meqenëse nuk mund të ketë kompromis midis propozimit me sekuencë dhe kushtëzimit të vjetër”, tha Kurti gjatë konferencës për media drejtpërdrejt nga Brukseli.

Tutje, Kurti tha se ka kërkuar të shoh edhe propozimin që e ka dhënë pala serbe, por tha që ndërmjetësuesit e dialogut nuk ishin në gjendje ta sjellin atë.

“Kur unë kërkova gjatë këtij takimi që ta shoh propozimin që ka dhënë Serbia, sepse mu tha që ka një të tillë ndërmjetësit nuk ishin në gjendje ta sjellin. Dhe, vetëm pas përfundimit të takimit mu dha një dy faqësh në anglisht dhe në serbisht, i cili paraqet një dokument të vjetër së paku gjashtë muaj që do të thotë nuk mund të jetë udhërrëfyes i sekuencuar si propozim i palës serbe, por që në fakt ishte dokument i kushtëzimit të Serbisë që njëherë duhet të zbatohet Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, pra ajo marrëveshja para 10-vjetëve, e më pastaj eventualisht mund të kalojmë në zbatimin e kësaj marrëveshje bazë”, tha  kryeministri i vendit.

Ndërkohë i pari i Qeverisë së Kosovës e konfirmoi që një propozim të tillë nuk e ka pranuar.

“Mua mu desh të them se nuk jemi në prillin e vitit 2013…, nuk është marrëveshja e vitit 2013. Qartë neni 10 i marrëveshjes bazike thotë që duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet e mëhershme të dialogut në Bruksel, të cilët janë të obligueshme dhe valide dhe janë 39 sosh gjithsej, por nuk mundet nga neni 10 nga 39 marrëveshje, të përzgjidhet vetëm një e tillë dhe të vendoset sikurse qerrja para kuajve, të bëhet edhe thelb edhe parakusht. Pra, një kushtëzim të tillë unë nuk e kam pranuar”, shtoi ai.

Pas takimit trepalësh, përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell, tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka pranuar propozimin e BE-së për kompromis dhe se ka insistuar në njohje de- facto, kur Vuçiq po. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se bisedimet me kryeministrin e Kosovës, përfunduan pa sukses “në kuptimin e gjetjes së një rruge të qartë drejt normalizimit të marrëdhënieve”./teve1.info/

 

DASh thotë se nuk i ka verifikuar raportet se Serbia ka tërhequr trupat në afërsi të kufirit me Kosovën

02/10/2023

Kuçi: Jam i bindur që ish-krerët e UÇK-së do të dalin faqebardhë

02/10/2023

Kuçi: Nëse KFOR-i merr veriun, Kosova kthehet para 17 shkurtit të 2008-ës

02/10/2023

Kuçi: Rama nuk do duhej ta bënte publikisht propozimin për tryezë, Kosova nuk e pranon ndjenjën e paternalizmit

02/10/2023

Super Broja, sulmuesi “kuqezi” gjen golin e parë me Chelsea

02/10/2023

Kuçi: Vuçiq është një idiot që mendon se me veprimet e Millosheviqit mund të sjellë rezultate

02/10/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.