TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Mareci në hall me shtylla elektrike, banorët kërkojnë intervenim për ta evituar rrezikun

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Mareci në hall me shtylla elektrike, banorët kërkojnë intervenim për ta evituar rrezikun

Disa shtylla elektrike në një lagje në fshatin Marec të Prishtinës nuk janë në gjendje të rregullt. Banorët thonë se po u rrezikohet jeta, andaj kërkojnë një intervenim sa më i shpejt. E nga Kompania Kosovare e Distribuimit të Energjisë u premtua se së shpejti do të ndërhyjnë në atë pjesë.

Në këtë gjendje janë këto shtylla elektrike në njërën nga lagjet e fshatit Marec të Prishtinës. Këto shtylla rrezikojnë edhe jetën e njerëzve.

Madje, sipas banorëve, për shkak të kontaktit të kabllove elektrike me drunj, ata shpesh nuk arrin të furnizohen me energji të qëndrueshme.

Fatbardh Makolli, që e ka këtë shtëpi në Marec thotë se për ta evituar rrezikun për jetë, ka ndërhyrë vetë te këto shtylla elektrike.

Madje, ai tregon vështirësitë që kanë hasur si pasojë e mungesës së krijimit të kushteve nga KEDS.

Për këtë çështje, televizioni ka kontaktuar edhe me Kompaninë Kosovare të Distribuimit të Energjisë.

Nga kjo e fundit, përmes një përgjigjeje me shkrim u premtua se do të ndërhyjnë së shpejti në këtë zonë.

“Në atë zonë është trashëguar një rrjet shpërndarës elektrik në gjendje jo të mirë. KEDS ka investuar në daljen e Grashticës dhe të Keqekollës, si dhe në mirëmbajtje preventive. Ju informojmë se ekipet e KEDS-it do të dalin në terren për të verifikuar gjendjen e shtyllave në fshatin Marec të Prishtinës dhe, varësisht nga vlerësimi, do të intervenohet në rastet që paraqesin rrezik”, thuhet në përgjigjen e KEDS.

Kjo pjesë e kryeqytetit po konsiderohet si potencial për zhvillimin e turizmit, andaj banorët prapa kamerave thanë se mosinvestimi në infrastrukturë po zbeh dëshirën për t’u kthyer atje.

Autor: Lindrit Zejnullahu

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: E vërteta historike nuk duhet të humbasë, e as drejtësia të mbetet e papërfunduar

Kurti: E vërteta historike nuk duhet të humbasë, e as drejtësia të mbetet e papërfunduar

Gërvalla: Mbrojtja e fëmijëve nga abuzimi kërkon bashkëpunim rajonal

Gërvalla: Mbrojtja e fëmijëve nga abuzimi kërkon bashkëpunim rajonal

Djali i Anton Qunit betohet si ushtar në Forcat e Armatosura të Kroacisë

Djali i Anton Qunit betohet si ushtar në Forcat e Armatosura të Kroacisë

Ndahet nga jeta Bajram Isufi, ish-ushtar i UÇK-së

Vdes ish-pronari i Chelseas

Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, Policia nis hetimet

Zulfaj: Pesë shtetet mosnjohëse të BE-së dhe dialogu me Serbinë, dy pengesat kryesore në rrugën e Kosovës drejt BE-së

Zulfaj: Pesë shtetet mosnjohëse të BE-së dhe dialogu me Serbinë, dy pengesat kryesore në rrugën e Kosovës drejt BE-së

Zulfaj: Kosova po vazhdon procesin për integrimim në BE, pavarësisht pengesave nga pesë shtete anëtare

Zulfaj: Kosova po vazhdon procesin për integrimim në BE, pavarësisht pengesave nga pesë shtete anëtare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën