TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Apeli e ktheu në rigjykim çështjen penale të dhunimit ndaj 11-vjeçares, caktohet shqyrtimi gjyqësor

nga TËVË 1
9 Shtator, 2023
0
A A
Apeli publikon vendimin që pezullon shtrenjtimin e rrymës nga ZRRE

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim dhe rivendosje çështjen penale të dhunimit ndaj 11-vjeçares, pasi Gjykata Themelore në Prishtinë më 24 shkurt 2023, i kishte dënuar me 40 vite burgim (së bashku), katër të akuzuarit E.R., Xh.S., G.R., dhe G.J., ndërsa Sh.K., ishte liruar nga akuza.

Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi, e cila konfirmoi se shqyrtimi fillestar është caktuar më 22 shtator 2023.

“Referuar kërkesës tuaj për informata, ju njoftojmë se rasti në fjalë është kthyer në rigjykim nga Gjykata e Apelit e Kosovës. Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur ka caktuar seancën e shqyrtimit gjyqësor me datë 22 shtator 2023 në ora 09.00. Seanca është e mbyllur për publikun sipas Kodit të Drejtësisë për të Mitur”, konfirmoi Gashi.

Ndryshe, Themelorja me rastin e shpalljes së aktgjykimit, kishte njoftuar se ka bërë rikualifikimin e veprave penale për të pandehurit, duke thënë se s’ka gjetur që e dëmtuara të ketë qenë e trafikuar apo viktimë e veprës penale të trafikimit me njerëz.

I akuzuari E.R ishte shpallur fajtor për veprën penale “Dhunimi” dhe ishte dënuar me 15 vjet burgim, i mituri Xh.S., ishte shpallur fajtor për “Dhunim” dhe ishte dënuar me 8 vite burgim, i mituri G.R., ishte shpallur fajtor për “Dhunim”, “Keqpërdorim të fëmijëve në pornografi” dhe Ndihmë në kryerjen e veprës penale të dhunimit, duke u dënuar me 9 vite burgim.

I mituri G.J ishte shpallur fajtor për “Dhunim” dhe “Keqpërdorim të fëmijëve në pornografi”, duke u dënuar me 8 vite burgim, ndërsa i akuzuari Sh.K., ishte liruar nga akuza për veprën penale “Shërbime seksuale të viktimës së trafikimit”.

Ndryshe, Gjykata Themelore në Prishtinë në janar të këtij viti e kishte hudhur poshtë aktakuzën ndaj pesë të akuzuarve lidhur me dhunimin e 11-vjeçares në gusht të vitit 2022. Mirëpo, Apeli kishte aprovuar si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, duke anuluar vendimin e Themelores dhe çështjen e kishte kthyer në rivendosje.

Po ashtu, Themelorja kishte hedhur poshtë aktakuzën ndaj tre të akuzuarve për dhunimin e 11-vjeçares në qershor të 2022-ës, raporton Betimi për Drejtësi.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për të Mitur, pas zhvillimit të hetimeve dhe zgjerimit të tyre, mbledhjes dhe analizimit të provave, më 8 dhjetor 2022 kishte ngritur aktakuzë ndaj pesë personave: E.R. dhe Sh.K., (madhor), si dhe ndaj tre të miturve: G.R., G.J., Xh.S, të akuzuar për përfshirje në rastin i cili ka ndodhur në muajin gusht të vitit 2022, ndaj 11-vjeçares.

Lajmi ishte bërë i ditur përmes një komunikate për media nga kjo Prokurori, ku thuhej se të akuzuarit gjenden në paraburgim.

“Sipas aktakuzës, i pandehuri E.R., për veprat penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhu me paragrafin 1 të KPRK-së, ndërsa i pandehuri Sh.K., ngarkohet për veprën penale “Shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit”, nga neni 228 paragrafi 7 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së”, thuhej në njoftim.

Po ashtu, thuhej se njëri prej të miturve ngarkohet për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227, paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 dhe paragrafin 4 të KPRK-së, “Trafikimi me njerëz”, nga neni 165 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”, nga neni 232 par. 1 të KPRK-së.

“Ndërkaq, dy të miturit e tjerë ngarkohen për veprat penale “Dhunimi”, nga neni 227 paragrafi 8 lidhur me paragrafin 7 dhe paragrafin 4 të KPRK-së, si dhe për veprën penale “Keqpërdorimi i fëmijëve në pornografi”, nga neni 232 paragrafi 1 lidhur me paragrafin 2 të KPRK-së”, thuhej tutje,

Kurse, më 21 dhjetor 2022, Prokuroria Themelore në Prishtinë, kishte ngritur aktakuzë ndaj tetë personave të moshës madhore: B.Rr., D.Rr., G.S., B.S., M.S., F.S., M.R., dhe E.S., të akuzuar për përfshirje në rastin e dhunimit të 11-vjeçares në Prishtinë, në muajin qershor 2022.

Tags: Gjykata e Apelitrasti i 11-vjeçaresshqyrtim gjyqësor
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hidhet mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie në Mitrovicë të Jugut

Një person në Kamenicë gjen marihuanë të fshehur në veturën e tij

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

KQZ e Kosovës po vëzhgon procesin zgjedhor në Shqipëri

Haxhiu: Opozita po vazhdon me qasje destruktive dhe bllokuese

Haxhiu: Opozita po vazhdon me qasje destruktive dhe bllokuese

Kadrijaj: Nuk e kemi obligim ne opozita që t’i sigurojmë vota VV-së

Kadrijaj: Nuk e kemi obligim ne opozita që t’i sigurojmë vota VV-së

Të gjitha zhvillimet nga procesi zgjedhor në Shqipëri

Të gjitha zhvillimet nga procesi zgjedhor në Shqipëri

Deri në orën 17:00 votuan 38.44% e qytetarëve me të drejtë vote në Shqipëri

Deri në orën 17:00 votuan 38.44% e qytetarëve me të drejtë vote në Shqipëri

Vdes një 46-vjeçare pasi u godit nga një veturë

Arrestohet një person i dyshuar për fotografim të votës në Gjirokastër

Erdogan shprehet i gatshëm të pres bisedimet direkte Ukrainë-Rusi

Erdogan shprehet i gatshëm të pres bisedimet direkte Ukrainë-Rusi

Papa bën thirrje për ndalimin e luftës në Gaza dhe Ukrainë

Papa bën thirrje për ndalimin e luftës në Gaza dhe Ukrainë

KQZ publikon shifrat, rreth 33% pjesëmarrja deri në orën 15:00

KQZ publikon shifrat, rreth 33% pjesëmarrja deri në orën 15:00

Sulmet izraelite në Gaza lënë të vrarë të paktën 10 persona, gjysma prej tyre fëmijë

Sulmet izraelite në Gaza lënë të vrarë të paktën 10 persona, gjysma prej tyre fëmijë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X