TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kurti: Nuk do të ndalemi kurrë, derisa të dihet fati i të zhdukurve me dhunë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Kurti: Akuzat për terrorizëm kundër tre policëve mesa duket janë hedhur poshtë

Sot në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur, kryeministri i vendit, Albin Kurti u ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që ta rrisin presionin ndaj Serbisë, për 1 mijë e 617 të zhdukurit me dhunë gjatë luftës në Kosovë.

Kurti thotë se varret e hapura në Kosovë e “presin të vërtetën”, përcjell teve1.info

“Pas rënies së Millosheviqit, në Serbi u zbuluan pesë varreza të mëdha masive, me gjithsej 950 njerëz tonë të rrëmbyer e të vrarë, të vrarë e të rrëmbyer, në Batajnicë, Peruqac, Petrovo Selo, Rudnicë e Kizhevak. Serbia ende vazhdon të qëndrojë mbi varre masive teksa i mohon ato. Sot e gjithnjë u bëj thirrje partnerëve ndërkombëtarë që ta rrisin presionin mbi Serbinë, si përgjegjëse për zhdukjen e qytetarëve tonë, për të zbardhur fatin e tyre dhe për të vënë drejtësi duke dënuar përgjegjësit politikë ushtarakë e policorë për këto krime. Me angazhimin institucional për adresimin e të gjitha krimeve të kryera gjatë luftës, ne po vazhdojmë punën duke i dhënë prioritet ndriçimit të fatit dhe vendndodhjes së të zhdukurve”, ka shkruar ai në Facebook.

Ai theksoi se Qeveria është e përkushtuar për të vërtetën, për të gjitha zhdukjet me dhunë që kanë ndodhur në Kosovë.

Teksa shtoi se derisa të dihet fati i të zhdukurve me dhunë, nuk do të ndalen kurrë.

“Në korrik shënuam hapin përfundimtar për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur (ICMP). Shteti ynë, Qeveria e Republikës së Kosovës, janë të përkushtuar dhe po angazhohen për të vërtetën, për të gjitha zhdukjet me dhunë që kanë ndodhur në Kosovë. Në Ditën Ndërkombëtare të personave të zhdukur me dhunë, nderojmë të gjithë të zhdukurit me dhunë gjatë luftës në Kosovë. Nuk do të ndalemi kurrë, derisa të dihet fati i tyre. Të gjithëve na mungojnë”, ka shtuar kreu i Ekzekutivit. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në 83-vjetorin e lindjes, Kurti nderon Ukshin Hotin

Në 83-vjetorin e lindjes, Kurti nderon Ukshin Hotin

Haradinaj reagon për tragjedinë në Gjakovë: Duhet rritur siguria dhe përgjegjësia institucionale

​Haradinaj: Çfarë do të fitonte Kosova nga realizimi i projektit TC Kosova e Re?

Meta: Prisnim të ishim partia e dytë, por rezultatet e zgjedhjeve treguan ndryshe

Meta: Prisnim të ishim partia e dytë, por rezultatet e zgjedhjeve treguan ndryshe

83 vjet nga lindja e Ukshin Hotit, Kurti: Ideali i tij jeton përtej kohës dhe hapësirës

Kongo shokon Portugalinë e Ronaldon

Kongo shokon Portugalinë e Ronaldon

Protesta në Tiranë në ditën e 18-të, risi fjalimet e të moshuarve

Protesta në Tiranë në ditën e 18-të, risi fjalimet e të moshuarve

18-vjetori i Pavarësisë, Kuvendi mblidhet nesër për seancë solemne

Këta pritet të jenë 120 deputetët e Kuvendit të Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën