TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bosch: Serbia synon ta ketë sërish nën kontroll Kosovën

by Shpat Blakcori
3 vjet ago
0
A A
Bosch: Serbia synon ta ketë sërish nën kontroll Kosovën

Nga Parisi i dërgoi mesazhe të qarta Prishtinës dhe Beogradit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, paralajmëroi Kosovën dhe Serbisë se mund të përballen me pasoja nëse nuk sillen me përgjegjësi.

Ai pret nga të dyja palët që të angazhohen maksimalisht për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me njëra tjetrën.

E nga kjo deklaratë e presidentit francez, sheh diçka pozitive diplomati holandez, Robert Bosch.

“Mesazhi i vetëm i mirë këtu është fakti që president i Francës, Emmanuel Macron, e përmend edhe Serbinë, sepse deri më tani ishte vetëm njëra palë që po akuzohej për tensionet në veri. Megjithatë, unë e shoh këtë situatë krejtësisht ndryshe, unë e shoh qeverinë e Serbisë përgjegjësen kryesore për tensionet në Kosovë. Më vjen me të vërtetë shumë keq për ata serbë të Kosovës që dëshirojnë të integrohen dhe të bëhen pjesë e institucioneve kosovare, por që po pengohen në vazhdimësi nga Beogradi”, tha Bosch për Tëvë1.

Bosch thotë se Serbia nuk e fsheh synimin e saj për të ushtruar kontroll mbi Kosovën.

Sipas tij Bashkësia Ndërkombëtare duhej të alarmohej nga diskursi publik i udhëheqësve serbë.

“Serbia është duke e luajtur një lojë shumë të rrezikshme. Ata nuk e shohin normalizimin e marrëdhënieve mes të dyja vendeve, pra mes Republikës së Serbisë dhe Republikës së Kosovës. Për ta normalizimi i marrëdhënieve nënkupton që Kosova të kthehet në vitin 1999. Këtë mund ta dëgjosh në deklarimet e tyre publike. Pra, ata nuk i fshehin qëllimet e tyre. Në anën tjetër nuk është se kemi parë ndonjë reagim serioz nga komuniteti ndërkombëtar për këtë çështje”, shtoi Bosch.

Tutje diplomati holandez thotë se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq që nga fillimi nuk ishte i gatshëm që ta respektonte Marrëveshjen e Ohrit.

“Mos harroni që po atë ditë kur u arrit Marrëveshja e Ohrit, presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, la të kuptojë se nuk do ta respektoj atë. Megjithëse palës kosovare nuk i pëlqeu shumë ajo marrëveshje sepse nuk e siguronte njohjen de-jure, ata shprehën gatishmëri për ta respektuar. Por, e njëjta nuk mund të thuhet për palën serbe. Tani më tregoni se mbi cilën palë duhet të ketë presion” deklaroi Bosch.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se procesi i dialogut është duke u vështirësuar për shkak të veprimeve nga Beogradi. Së fundmi, në Forumin Strategjik “Bled 2023” në Slloveni, gjatë një polemike me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq, ai tha se normalizimin e marrëdhënieve do ta bënte menjëherë sikur fqinj të Kosovës të ishin çekët e jo serbët.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Do të mbahet Kuvendi i LDK-së, nuk do të angazhohem më për formimin e institucioneve

Abdixhiku: Do të mbahet Kuvendi i LDK-së, nuk do të angazhohem më për formimin e institucioneve

Komuna e Prishtinës njofton për mbyllje të përkohshme për qarkullim të rrugës “Bajram Bahtiri”

Komuna e Prishtinës njofton për mbyllje të përkohshme për qarkullim të rrugës “Bajram Bahtiri”

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut

Sherri nisi mes fëmijëve në “TikTok” – u vranë të rriturit – Skender Krasniqi dënohet me 24 vjet burgim

Sherri nisi mes fëmijëve në “TikTok” – u vranë të rriturit – Skender Krasniqi dënohet me 24 vjet burgim

Trump e pret Netanyahun në Shtëpinë e Bardhë më 20 korrik

Dyshime për helmim nga ushqimi në Han të Elezit, mbi 100 qytetarë kërkuan trajtim mjekësor

Dyshime për helmim nga ushqimi në Han të Elezit, mbi 100 qytetarë kërkuan trajtim mjekësor

Kryetari i Obiliqit intervistohet nga Prokuroria Speciale për rastin e shpronësimeve në Shipitullë

Kryetari i Obiliqit intervistohet nga Prokuroria Speciale për rastin e shpronësimeve në Shipitullë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën