Policia e Kosovës ka arrestuar një person në mëngjesin e ditës së sotme në fshatin Dubravë të Kaçanikut.
R.I, 41-vjeçar, ishte kërkuar me urdhëresë të gjykatës për vuajtje të dënimit prej 60 ditësh burg, për shkak të kryerjes së veprës penale ‘Vjedhja e pyjeve’.
“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e PK-së.