TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

35 të burgosur marrin certifikata për aftësim profesional

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
35 të burgosur marrin certifikata për aftësim profesional

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, bashkë me zëvendësuesin e Drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismail Dibrani, kanë shpërndarë 35 certifikata të aftësimit profesional për të burgosurit.

Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë është bërë e ditur se aftësimi i të burgosurve ka përfshirë sektorin e ndërtimtarisë, automekanikën, instalimin e ngrohjes e fusha të tjera.

“Aftësimi i tyre ka përfshirë lëmenjtë e ndërtimtarisë, automekanik, instalim të ngrohjes, axhustatorë, etj. Certifikatat e aftësimit profesional jo vetëm që do t’u ofrojnë të burgosurve mundësi për një të ardhme më të mirë, por gjithashtu do të ndihmojnë në zvogëlimin e ndikimit të krimit në shoqëri. Kjo përpjekje për të ofruar mundësi për të përfituar njohuri dhe aftësi të reja është një hap drejt ri integrimit të tyre në shoqëri dhe një kontribut i rëndësishëm për të shmangur përsëritjen e veprave penale”, thuhet në njoftimin e MD-së.

Sipas njoftimit, ministrja Haxhiu në ceremoninë e ndarjes së certifikatave të aftësimit profesional për të burgosurit në Qendrën Korrektuese të Dubravës theksoi se ky është një hap i rëndësishëm drejt ri-integrimit të tyre në shoqëri dhe përballjes me sfida të reja.

Ministrja shprehu besimin se aftësitë e fituara do të ndihmojnë të burgosurit të integrohen më lehtë në tregun e punës pas lirimit.

“Pas shpërndarjes së certifikatave, ministrja Haxhiu vizitoi edhe Institutin për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta. Në këtë institucion, ajo takoi stafin dhe personat të cilët janë në trajtim, duke treguar vullnetin e saj për të mbështetur dhe ndihmuar këtë kategori”, theksohet në njoftim.

Tags: Albulena HaxhiuMinistria e DrejtesiseSHKK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Mbyllet përkohësisht një rrugë në Obiliq, shkak punimet hekurudhore

Mbyllet përkohësisht një rrugë në Obiliq, shkak punimet hekurudhore

Haradinaj nga Runiku: Drenica mbetet simbol i sakrificës dhe atdhedashurisë

Haradinaj nga Runiku: Drenica mbetet simbol i sakrificës dhe atdhedashurisë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë nis takimet me krerët institucionalë dhe politikë në Kosovë

Ministri i Jashtëm i Shqipërisë nis takimet me krerët institucionalë dhe politikë në Kosovë

​Dita kundër pirjes së duhanit, Inspektorati sanitar me rekord të kontrolleve

Një në katër të rinj përdor produkte duhani në Kosovë

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Publikohen çmimet e derivateve për sot dhe nesër

Dëmtohen disa varreza në Vushtrri, Policia nis hetimet

Dëmtohet pllaka e një varri në Matiqan, policia nis hetimet

Serbëve në veri iu pengojnë tabelat në gjuhën shqipe, i ngjyrosin me sprej

Ndalohet një shtetas serb në Leposaviq, konfiskohen pesë ton mish dhe 250 kilogramë speca

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën