TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Përparim Rama: Rreziku për humbjen e Lojërave Mesdhetare 2030 është real

by Tëvë1
45 minuta ago
0
A A
Përparim Rama: Rreziku për humbjen e Lojërave Mesdhetare 2030 është real

Përgatitjet për organizimin e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030, investimet në infrastrukturën sportive dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve ishin temat kryesore të diskutuara në panelin për sportin, në kuadër të Samitit të Ballkanit, të mbajtur të hënën në Emerald, në Prishtinë.

Pas përfundimit të samitit, KosovaPress intervistoi kryetarin Përparim Rama, i cili foli për mundësitë që sjell një organizim i tillë, por edhe për rrezikun që paraqitet nëse institucionet nuk i përmbushin obligimet e tyre me kohë.

“Çdo organizim i tillë është i rëndësishëm, sepse bën bashkë njerëz të ndryshëm, nga profesione të ndryshme dhe investitorë të ndryshëm që kanë interes të vijnë e të investojnë në kryeqytet dhe në gjithë Kosovën. Samite të tilla kanë pyetje të shumta dhe mundësi të ndryshme që u prezantohen investitorëve dhe kompanive të ndryshme, të cilat mund të vijnë këtu dhe të bëhen pjesë e procesit të përgatitjeve për Lojërat Mesdhetare të vitit 2030”, tha Rama për KosovaPress.

Rama shprehu shqetësimin për rrezikun e humbjes së të drejtës për organizimin e Lojërave Mesdhetare.

Kryetari theksoi se institucionet duhet të veprojnë urgjentisht për t’i adresuar vërejtjet e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, duke përmbushur obligimet financiare dhe duke u përgjigjur kërkesave të këtij institucioni.

Sipas Ramës, takimet dhe koordinimi ndërinstitucional deri në afatin e 19 dhjetorit janë thelbësore për të shmangur një skenar të tillë.

“Ka rrezik real. E keni parë letrën nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare, që i është dërguar kryeministrit, mua si kryetar dhe presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, ku saktësisht theksohet se nuk janë paguar shumat që është dashur të paguhen, sipas një pjese të kontratës, dhe po ashtu nuk u janë kthyer përgjigje. Prandaj, duhet ta marrim këtë çështje me seriozitetin më të madh, të takohemi vazhdimisht deri më 19 dhjetor edhe me përfaqësuesit e Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, t’i diskutojmë dhe t’i shqyrtojmë të gjitha pikat për të cilat ata kanë hezitime apo dyshime se nuk do të realizohen. Duhet të merremi vesh që më 19 dhjetor ta dimë se jemi në rregull dhe të mos përballemi me ndonjë befasi të pakëndshme”, u shpreh Rama.

Organizimi i Lojërave Mesdhetare 2030 do të përbënte një mundësi të rëndësishme për Kosovën, jo vetëm për zhvillimin e sportit dhe fitimin e medaljeve, por edhe për promovimin e vendit, rritjen e turizmit, tërheqjen e investimeve dhe zhvillimin ekonomik. Anulimi i tyre do të ishte një humbje e madhe për Kosovën, duke pasur parasysh përfitimet që një ngjarje e tillë mund të sjellë në planin afatgjatë.

Tags: lojrat mesdhetareperparim ramaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dyrmishi: Përshkallëzimi i protestës në Shqipëri erdhi edhe nga provokimet e brendshme

Dyrmishi: Përshkallëzimi i protestës në Shqipëri erdhi edhe nga provokimet e brendshme

Përplasje te Ministria e Brendshme, protestuesit hedhin gurë e molotov, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Përplasje te Ministria e Brendshme, protestuesit hedhin gurë e molotov, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Maqedonci takon ambasadorin e ri të Francës, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje

Maqedonci takon ambasadorin e ri të Francës, diskutojnë forcimin e bashkëpunimit në mbrojtje

Bytyqi: E keqja e Shqipërisë janë Sali Berisha dhe Edi Rama

SHBA-ja fton Putinin në Samitin e G20-ës

Sekretari amerikan përgënjeshtron Zelenskyn: Nuk ka pasur ndërprerje në shkëmbimin e inteligjencës me Ukrainën

Përparim Rama: Rreziku për humbjen e Lojërave Mesdhetare 2030 është real

Përparim Rama: Rreziku për humbjen e Lojërave Mesdhetare 2030 është real

Aktivizohet shërbimi i ri në e-Kosova për njoftimin dhe raportimin e gjobave dhe masave në trafik

Aktivizohet shërbimi i ri në e-Kosova për njoftimin dhe raportimin e gjobave dhe masave në trafik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën