TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Provimi i jurisprudencës në shqip, Mevlan Ademi falënderon ambasadorin Meidani për mbështetjen: Arritje, por jo zgjidhje e plotë

by Tëvë1
25 minuta ago
0
A A
Provimi i jurisprudencës në shqip, Mevlan Ademi falënderon ambasadorin Meidani për mbështetjen: Arritje, por jo zgjidhje e plotë

Prijësi i lëvizjes studentore, Mevlan Ademi, ka falënderuar ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Denion Meidani, për mbështetjen ndaj studentëve shqiptarë në përpjekjet e tyre për të siguruar dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.

Pas takimit me ministrin e Drejtësisë, Jeton Shasivari, dhe ekspertët juridikë, Ademi ka deklaruar se hapat e ndërmarrë përbëjnë një arritje, por nuk përfaqësojnë zgjidhjen e plotë që kërkojnë studentët.

“Përgjithësisht, kjo është një arritje, një barrierë që nuk ka qenë më parë. Arritje u takon vetëm atyre kolegëve që kanë qenë së bashku, krah për krah me ne në protestat tona. Kemi organizuar katër protesta dhe tashmë janë bërë tre vite që po merremi me këtë çështje. Fatkeqësisht, zgjidhja nuk është e plotë dhe ne nuk jemi dakord me të”, ka deklaruar Ademi.

Ai ka theksuar se studentët kërkojnë zbatim konkret të bazës ligjore për zhvillimin e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe, duke kundërshtuar çdo zgjidhje që nuk e përmbush plotësisht këtë kërkesë. Sipas tij, studentët nuk mund të mbajnë përgjegjësi për moszbatimin e ligjit dhe as të mbeten peng të pengesave institucionale.

Ademi ka bërë të ditur se angazhimi i lëvizjes studentore nuk do të kufizohet vetëm te provimi i jurisprudencës, por do të shtrihet edhe te provime të tjera që duhet të mund të zhvillohen në gjuhën shqipe. Ai ka shprehur keqardhje që, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme gjatë tre viteve të fundit dhe takimeve me figura të ndryshme, ende nuk është arritur një zgjidhje e plotë.

Ai ka falënderuar gjithashtu qytetarët dhe të gjithë mbështetësit që u janë bashkuar studentëve në këtë proces, duke vlerësuar solidaritetin e treguar ndaj kërkesave të tyre. Ademi ka nënvizuar se studentët do të vazhdojnë bashkëpunimin dhe angazhimin e tyre edhe për çështje të tjera që lidhen me të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

Në përfundim, ai ka theksuar se është e papranueshme që shqiptarët të vazhdojnë të përballen me çështje që, sipas tij, duhej të ishin zgjidhur në bazë të Kushtetutës, në vend që vëmendja të përqendrohet te problemet thelbësore të qytetarëve. Ai ka përmendur vështirësitë ekonomike të familjeve, pamundësinë e shumë qytetarëve për të përballuar shpenzimet deri në fund të muajit, si dhe bllokimin e procesit të integrimit evropian të vendit./topchannel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nga Franca në Shqipëri, trazirat sociale po i vënë flakën rrugëve të Evropës

Nga Franca në Shqipëri, trazirat sociale po i vënë flakën rrugëve të Evropës

Dyrmishi: Përshkallëzimi i protestës në Shqipëri erdhi edhe nga provokimet e brendshme

Dyrmishi: Përshkallëzimi i protestës në Shqipëri erdhi edhe nga provokimet e brendshme

Përplasje te Ministria e Brendshme, protestuesit hedhin gurë e molotov, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

Përplasje te Ministria e Brendshme, protestuesit hedhin gurë e molotov, policia përgjigjet me gaz lotsjellës

SHBA-ja fton Putinin në Samitin e G20-ës

Sekretari amerikan përgënjeshtron Zelenskyn: Nuk ka pasur ndërprerje në shkëmbimin e inteligjencës me Ukrainën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën