TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Përfundon afati me shumë kalime në basketboll

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Përfundon afati me shumë kalime në basketboll

Ka përfunduar afati kalimtar në basketboll, që ishte mjaft i bujshëm dhe klubet kanë bërë përforcimet, varësisht nga synimet që kanë.

Kampionia Peja ka rikthyer në radhët e saj, Lis Shoshin, ndërsa ka transferuar prishtinasin Meriton Ismajli, si dhe Dion Sheqirin dhe Malcolm Armstead, si dhe tre basketbollistë të huaj për të mbrojtur titullin dhe për tu paraqitur sa më mirë në garat evropiane.

Nënkampionia Trepça, ka vazhduar me vendorët, përveç Musab Malës, i cili është transferuar te Ponte Prizreni, ndërsa u përforcua me qendrën e Kosovës, Dardan Kapiti.

Sigal Prishtina ka transferuar nga Peja, Arti Hajdari dhe Devoe Joseph, ndërsa ka rikthyer në skuadër Alban Veselin, Fisnik Rugovën, Muhamedali Janjevën dhe Daniel Lekndreaj, si dhe mori dy basketbollistët e talentuar Visar Ejupi dhe Jon Ismajli.

Golden Eagle Ylli transferoi Rrezart Memedin, Besnik Bekteshin, i cili vjen nga Gjermania, ashtu si edhe Etnik Pecin nga SHBA. Arbër Berisha dhe Artin Gashi u rikthyen te therandasit.

Bashkimi mori Samir Zekiqin nga Peja e Valmir Kakrukin nga Sigal Prishtina, kurse skuadra tjetër prizrenase, përveç Malës siguroi shërbimet e Ivan Koljeviqit, Arbër Sinanit dhe Edmond Kryeziut, si dhe dy lojtarëve të huaj.

Vëllaznimi edicionin e kaluar u rikthye në elitë, kurse për edicionin e ri transferoi lojtarët vendorë Ardit Pepaj, Bardh Rexha, Donat Rexhepi, Jon Ukaj, Ergin Grosha, si dhe një basketbollist nga Luksemburgu, kurse skuadra e promovuar në elitë, Istogu transferoi Dardan Maxharraj dhe Ardian Ibishi, si dhe dy basketbollistë të huaj.

Interesant edicioni do të jetë në Superligën e Femrave. Kampioni Bashkimi ka vazhduar kontratat me lojtaret kryesore nga edicioni i kaluar, ndërsa transferoi Jeta Zekën nga Peja dhe Sarah Mgbeike nga Prishtina, ashtu si edhe Dona Bytyqi, por edhe dy basketbolliste të dalluara nga Flamurtari i Vlorës.

Njëra nga skuadrat më të përforcuara ishte Peja 03, që vjen në Superligë nga Liga e Parë. Skuadra pejane transferoi Saranda Dacin, Zërina Shatrin, Agnesa Rrahmanin dhe Besjana Martinaj, si dhe një basketbolliste nga SHBA, kurse te Prishtina u rikthye Marigona Rushiti.

Transferime kishte edhe në Ligën e Parë në të dyja konkurrencat dhe Ligën e Dytë të Meshkujve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Incidentet në derbin ndaj Vushtrrisë, Liria gjobitet me dy ndeshje pa praninë e tifozëve

Incidentet në derbin ndaj Vushtrrisë, Liria gjobitet me dy ndeshje pa praninë e tifozëve

Kërcënoi gjyqtarët, zyrtari i Drenicës dënohet me 3 muaj ndalim veprimtarie

Kërcënoi gjyqtarët, zyrtari i Drenicës dënohet me 3 muaj ndalim veprimtarie

Kampionia e Kosovës në hendboll rrezikon shuarjen

Kampionia e Kosovës në hendboll rrezikon shuarjen

Trajneri i Burnley “çliron” Sylvinhon, Parker tregon gjendjen e Armando Brojës

Trajneri i Burnley “çliron” Sylvinhon, Parker tregon gjendjen e Armando Brojës

“Po vdes për kafe”- Netanyahu shfaqet në publik pas raportimeve për vdekjen e tij

“Po vdes për kafe”- Netanyahu shfaqet në publik pas raportimeve për vdekjen e tij

​ Vuçiq: Serbia “po përgatitet për sulm” nga bashkëpunimi Zagreb-Tiranë-Prishtinë

Vuçiqi do t’i menaxhojë serbët e Kosovës nga një kontejner

Kurti: Habermas ishte zëri ynë kur opinioni botëror ishte i ndarë për ndërhyrjen e NATO-s

Kurti: Habermas ishte zëri ynë kur opinioni botëror ishte i ndarë për ndërhyrjen e NATO-s

Irani mohon përgjegjësinë për sulmin me dronë ndaj Arabisë Saudite

Irani mohon përgjegjësinë për sulmin me dronë ndaj Arabisë Saudite

Prishtina cakton lokacionin zyrtar për mbeturinat inerte dhe vëllimore

Prishtina cakton lokacionin zyrtar për mbeturinat inerte dhe vëllimore

Ndërprerje e përkohshme e ujit të hënën në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Ndërprerje e përkohshme e ujit të hënën në lagjen “Dardania” në Prishtinë

Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?

Serwer: Kush e dëgjon një vend që nuk mund të gjejë president?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën