Skuadra e Llapit ka qenë mjaft e zënë deri më tani në afatin e verës dhe si duket nuk e ka ndërmend të nalet.
Ekipi nga Podujeva ka zyrtarizuar nënshkrimin me mesfushorin Besar Musolli, i cili ka nënshkruar kontratë një vjeçare.
Musolli ka bërë karrierë në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, ndërsa viteve të fundit ka qenë kapiten i skuadrës së Gjilanit.