TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Sveçla pas aksionit të sotëm të policisë: Veriu po ecën drejt normalitetit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Sveçla thotë se Policia është në pritje të planit të KQZ-së për zgjedhjet në veri

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aksionit të sotëm të Policisë së Kosovës, në një banesë, në lagjen “Tre Rrokaqiejt” në Mitrovicë të Veriut.

Ai theksoi se luftimi i krimit të organizuar në çdo cep të vendit është prioritet i qeverisë, teksa ka publikuar fotografi nga gjërat e konfiskuara brenda banesës.

“Në banesë janë gjetur dhe konfiskuar 60 kartela grafike, makina antiminer S9, 13 ventilatorë, poça elektrikë që shfrytëzohen për rritjen e bimëve të kanabisit, llampë elektrike për laborator, municion 51 fishekë dhe 8 mjete shpërthyese të improvizuara.Fakti i sotëm është dëshmi e trefishtë:

  1. Është një dëshmi më shumë për sulmet ndaj zyrtarëve tanë policorë, pjesëtarëve të KFOR-it e EULEX-it gazetarëve dhe qytetarëve të zakonshëm.
  2. Është dëshmi lidhur me kontigjentin e kriminelëve argatë të idesë fashiste të Vuçiçit: bota serbe. Bota serbe është gjithnjë e dizajnuar mbi krimin.
  3. Eshte dëshmi e arsyes së vërtetë se përse Vuçiçi dhe argatët e tij kundërshtojnë faturimin dhe pagesën e energjisë së shpenzuar”, ka shkruar ai.

Tutje ministri ka theksuar se aksioni i sotëm është arritur falë dhe bashkëpunimit të qytetarëve të pjesës veriore, në luftën ndaj krimit të organizuar si dhe besimin e qytetarëve ndaj institucioneve të sigurisë.

“Ndaj ne po punojmë progresivisht që pesha e krimit mos të bjerë mbi qytetarët e ndershëm të Republikës. Aksioni është arritur falë dhe bashkëpunimit të qytetarëve të pjesës veriore, në luftën ndaj krimit të organizuar si dhe besimin e qytetarëve ndaj institucioneve të sigurisë. Kjo është një nga shembujt që mbështet të dhënat e raportit të UNDP-së. Në këtë raport theksohet se është rritur ndjenja e besueshmërisë dhe sigurisë tek qytetarët tanë të minoritetit serb.Për vite me radhë, në veri shteti është sfiduar nga ekstremistë e kriminelë ordinerë. Ata kanë patur dy motive: pasurimin e jashtëligjshëm dhe luftimin e shtetit të Kosovës. Adresa, shtysa dhe financimi gjithmonë mbetet në Beograd, ku Vuçiqi me bandat e kriminelët e tij ka tentuar dhe vijon të tentojë minimin dhe destabilizimin e shtetit tonë”, tha ai.

“Veriu po ecën drejt normalitetit. Serbia nuk do ta cenojë shtetin tonë në asnjë cep të vendit”, shtoi Sveçla./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndalohen punimet një objekt ndërtimi në Ferizaj

Ndalohen punimet një objekt ndërtimi në Ferizaj

Sheshi “Xhorxh Bush” në Prishtinë merr formë, Rama poston pamje

Rama ka kërkuar nga Gjykata Supreme që ta shqyrtojë me prioritet rastin që lidhet me NPB-në

“Trepça” jep detaje për ngujimin e 63 minatorëve: 54 dolën nga shkallët emergjente, 9 pritën rikthimin e energjisë

“Trepça” jep detaje për ngujimin e 63 minatorëve: 54 dolën nga shkallët emergjente, 9 pritën rikthimin e energjisë

Arrestohet burri që dha ryshfet për tu mos lajmëruar që ishte duke prerë dru

Ramadani kërkon përgjegjësi pas ngujimit të 63 minatorëve të Trepçës

Ramadani kërkon përgjegjësi pas ngujimit të 63 minatorëve të Trepçës

Kanosi ish të dashurën, arrestohet burri në Prishtinë

Kanosi ish të dashurën, arrestohet burri në Prishtinë

Arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge, Ambasada e SHBA’së zbulon detajet

Arrestohet në Rinas ukrainasi i kërkuar për trafik droge, Ambasada e SHBA’së zbulon detajet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën