Futbollisti Cristiano Ronaldo vazhdon të impresonoi me paraqitje të mira në Arabi. Ylli luzitan edhe njëherë u tregua protagonist për ekipin e tij Al-Nassr në Champions Cup e Arabisë Saudite. Al-Nassr në çerekfinale mposhti 3:1 ekipin e Raja Casablancas.
Ronaldo ishte ai që hapi epërsinë për ekipin e tij. Portugezi në minutën e 19, me një goditje të fuqishme me këmbën e majtë zhbllokoi ndeshjen. Për Ronaldon ky ishte goli i tij i tretë në Championsin e Arabisë Saudite.
ققققوووللل اللددوننن#النصر_الرجاء_المغربي pic.twitter.com/tEw3jrB8WH
— ميديا المدرج (@MediaGoal7) August 6, 2023