TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Deklarohet i pafajshëm i akuzuari për krime lufte gjatë vitit 1999 në Kamenicë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ish-shefi i Kabinetit dhe ish-këshilltari i Ramush Haradinajt, deklarohen të pafajshëm për korrupsion

Të enjten në Gjykatën Themelore në Prishtinë, në seancën fillestare i akuzuari Zlatan Arsic është deklaruar i pafajshëm lidhur me akuzat për krime lufte.

Një deklarim të tillë, ai e ka bërë pas leximit të aktakuzës nga prokurori special, Atdhe Dema, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Arsic akuzohet se në periudhën shkurt- mars 1999, të dëmtuarin B.M e ka torturuar në mënyrë ç‘njerëzore, maltretuar dhe duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore, traumë dhe pasoja në shëndet.

Ai, po ashtu, akuzohet se ka marrë pjesë në dëbimin dhe shpërnguljen me dhunë të qytetarëve të Kamenicës me rrethinë, pastaj kanë filluar të bëjnë plaçkitjen e shtëpive, e me pas me qëllim të dëmtimit të pronës së shqiptarëve ia kanë vënë zjarrin, po ashtu kanë marrë pjesë në keqtrajtimin e civilëve shqiptarë.

I akuzuari Arsic deklaroi që nuk ndihet fajtor për asnjë pikë të aktakuzës, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Kryetarja e trupit gjykues, gjykatësja Valbona Musliu- Selimaj njoftoi palët se kanë të drejtë ankese në afat prej 30 ditësh për kundërshtim të provave dhe hudhje të aktakuzës.

Paraprakisht në këtë seancë mbrojtësi i të akuzuarit Arsic, avokati Vasilije Arsici propozoi gjykatës që të mbrojturit të tij të i ndërpret masën e paraburgimit dhe t’i shqiptojë një masë më të lehtë alternative pasi që është baba i tre fëmijëve të mitur dhe se i njëjti do të jetë i gatshëm që të paraqitet në çdo ftesë të gjykatës.

Një propozim i tillë u kundërshtua nga prokurori Dema për shkak se sipas tij i akuzuari Arsic ka dokumentacion të Republikës së Serbisë dhe se ekziston rreziku që i njëjti të largohet në Serbi dhe një gjë e tillë mund të rrezikonte procesin pasi që sipas tij mes shtetit tonë dhe Serbisë nuk ka bashkëpunim juridik.

Propozimi për ndryshim të masës së paraburgimit sipas prokurorit Dema duhej të mos aprovohej nga gjykata edhe për shkak të peshës së veprës penale.

Sipas avokatit Arsic, i akuzuari Arsic nuk do të linte Kosovën për shkak se i njëjti do të rrezikonte ekzistencën e familjes së tij për shkak se ai është mbajtës i familjes dhe se do të ishte çmenduri nëse i njëjti do të lëshonte Kosovën kur ishte në dijeni që nuk ishte fajtor.

Lidhur me këtë propozim gjykatësja Musliu- Selimaj morri aktvendim dhe tha se lidhur me të njëjtin propozim për ndërprerje së masës së paraburgimit apo zëvendësimin e saj me ndonjë nga masat tjera alternative do të vendos me vendim të veçantë duke vlerësuar të gjitha rrethanat.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Jashari uron besimtarët myslimanë: Ramazani muaj reflektimi, uniteti dhe sakrifice

Jashari uron besimtarët myslimanë: Ramazani muaj reflektimi, uniteti dhe sakrifice

Trumpi mbledh sot Bordin e Paqes, pjesëmarrëse edhe presidentja Osmani

Trumpi mbledh sot Bordin e Paqes, pjesëmarrëse edhe presidentja Osmani

Sulmoi fizikisht doktoreshën pasi nuk ia lëshoi një dokument mjekësor, arrestohet një burrë në Janjevë

Policia konfiskon vulë dhe dokumente në gjuhën serbe në Bernjak, nisin hetimet

Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar

Produktet “Made in Kosova” marrin identitet ndërkombëtar

“Fadil Vokrri” hap dyert sonte për Dritën evropiane

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit – kjo është vaktia e agjërimit

Nis muaji i shenjtë i Ramazanit – kjo është vaktia e agjërimit

Grabiten e dhunohen nënë e bir në Gjilan

Prapë sot seancë gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën