Policia e Kosovës e ka asistuar Agjencinë e Veterinarisë në asgjësimin e disa krerëve të derrave të konstatuar të sëmurë në komunën e Vitisë, raporton teve1.info
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, tha për teve1 se groposja e derrave ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, derisa tha se qëllimi i asistencës së Policisë ka qenë ndihma në respektimin e urdhrit për asgjësim të këtyre kafshëve të konstatuara të sëmura nga AUVK.
“Policia e Kosovës, Stacioni Policor Viti ka asistuar në ndihmë oficerëve të AVUK në asgjësimin (groposjen) e derrave të sëmurë, sëmundje që është konstatuar nga ky agjension.
Njësitet Policore kanë asistuar nga ora 17:20 deri në ora 18:50. Qëllimi i asistimit ka qenë që të ndihmohet në respektimin e urdhërim për asgjësimin (groposjen) e kafshëve të sëmura nga agjensioni”, ka thënë Hashani.







