Në një bisedë për teve1.info, nënkryetarja e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Adriana Hoxhiq, tha se një gjë e tillë nuk është e vërtetë dhe se të gjithë zyrtarët komunal, kanë dalur në punë.
“Deklarata e z.Rakiq flet për stafin politik, ndërkaq stafi civil ka dalë në punë dhe është në shërbim të qytetarëve. Sot në komunë kanë dalë në punë dhe o punohet si çdo ditë tjetër.” i tha teve1.info, nënkryetarja Hoxhiq, teksa u pyet për deklaratën e Rakiç.
Por, çka deklaroi sot Rakiç?
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, në protestën e organizuar nga serbët e veriut, tha se janë të indinjuar me institucionet e Kosovës dhe kanë vendosur që të pezullojnë punën e tyre.
Madje, Rakiç u shpreh një gjë e tillë do të bëhet nga të gjithë serbët që punojnë nëpër institucionet kosovare.
“Sipas informacioneve që morëm sot në mëngjes, unë dhe kryetarët e komunave, gjyqtarët e nacionalitetit serb dhe punëtorët e gjykatës, organeve të gjyqësisë sot nuk kanë shkuar në punë. Nga sot në mbështetje të Kryetares së shkarkuar të Gjykatës edhe ata janë suspenduar dhe kështu do të jetë derisa Ljiljana Stevanoviç nuk kthehet në punë. Që nga sot, të gjithë ne, përfaqësuesit politikë që punojmë në institucionet e Kosovës, jemi suspenduar dhe nuk do të kryejmë asnjë detyrë derisa ta kthejnë kryetaren e gjykatës, Ljiljana Stevanoviq. Kjo do të thotë gjithashtu se të gjithë përfaqësuesit e policisë janë suspenduar dhe nuk do ta kryejnë detyrën derisa ta kthejnë Liljana Stevanoviqin në vendin e saj” tha në protestë, Goran Rakiç.
“Nuk do të punojmë asnjë prej nesh, derisa ta kthejnë në punë kryetaren e Gjykatës. Askush nuk frikësohet, i çoj porosi Kurtit dhe policisë që ndodhet në Veri. Do të mbesim këtu do të luftojmë për të drejtat tona. Nuk duam asgjë më shumë se që kanë shqiptarët. Nuk duam t’i marrim asgjë dikujt, vetëm duam që që na takon” përfundoi deklarata e tij.