Deputeti i LDK-së, Besian Mustafa, ka reaguar pas publikimit të një audio-incizimi rreth blerjes së rezervave shtetërore të grurit, raporton teve1.info
Përmes një statusi në Facebook, Mustafa ka thënë se kush vjedh bukë është fundërrinë.
“Nuk jemi të varfër, jemi të vjedhur në grurë, vaj e sheqer të rezervave shtetërore nga vet shteti.
Duke u thirrë në “sekret shtetëror” i kanë vjedhë rezervat e shtetit natën tinëzisht e i kanë trashë xhepat e vet.
Kush vjedh është kriminel.
Kush vjedh shtetin është superkriminel.
Kush vjedh bukë është fundërrinë”, ka shkruar Mustafa.