Ai tha se Biden do të mbajë një “fjalim të madh”, gjithashtu do të takohet edhe me presidentin, Andrzej Duda të Polonisë.
“Ai do të mbajë nesër një fjalim madhor që do të flasë për rreziqet e këtij momenti, urgjencën e sfidës që ka përpara, çfarë do të thotë konflikti në Ukrainë për botën dhe pse është kaq e rëndësishme që bota e lirë të ruajë unitetin dhe vendosmëri përballë agresionit rus”, u ka thënë gazetarëve Sullivan në Air Force One.
Biden do të udhëtojë të premten në Poloni, pasi që mori pjesë në një raund samitesh urgjente në Belgjikë.