Pritjet në hyrje të kufirit te Dheu i Bardhë janë regjistruar deri në një orë mëngjesin e së martës, raporton teve1.info
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, kolonat në këtë pikë kufitare janë regjistruar deri në një kilometër.
Ndërsa në dalje kolona në këtë pikë kufitare është regjistruar rreth 50 metra apo 20 minuta pritje.
Megjithatë, përveç këtij pikëkalimi kufitar, sipas MPB-së, nuk ka pritje nëpër pikat tjera kufitare të Kosovës me vendet fqinje, qoftë në hyrje apo në dalje.