Dy persona kanë pësuar lëndime trupore nga një aksident në mes të katër veturave në rrugën “Sadik Rama” në Klinë, raporton teve1.info
Lajmin për teve1 e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 11:35 policia në Klinë është informuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në rrugën “Sadik Rama” në Klinë, ku janë përfshirë katër vetura. Nga aksidenti kanë mbetur të lënduar dy persona dhe të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor”, ka deklaruar Rugova.