TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Muja e cilëson të suksesshme punën e Kuvendit: Janë miratuar 50 projektligje

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Muja: Zgjedhjet në veri do të mbahen

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja e ka cilësuar të suksesshëm sesionin pranveror të Kuvendit.

Sipas tij, Kuvendi gjatë këtij sesioni ka miratuar rreth 50 projektligje. Ai shtoi se Kuvendi i Kosovës në baza vjetore ka miratuar 25-30 ligje, pra sipas tij, kjo legjislaturë po miraton ligje sa dyfishi i legjislaturave të kaluara.

Muja kritikoi opozitën se nuk po dëshiron të votojë për marrëveshjet ndërkombëtare. Ai akuzoi deputetët e PDK-së për sjellje të dhunshme në Kuvend, derisa përmendi edhe deputeten Ganimete Musliu.

“Ju falënderoj juve media që vazhdimisht e keni përcjell këtë sesion pranveror. Ky sesion pranveror përfundoi sot me 50 ligje të miratuara. Mund të klasifikohet si një nga sesionet më të suksesshme sa i përket ndryshimeve strukturore në ekonominë e Kosovës, jo vetëm në politikat sociale të cilat kanë qenë premtime parlamentare poashtu ligjit sa i përket administratës publike, drejtësisë, dhe procesit të integrimit evropian. Vitin e kaluar i kemi miratuar në tërësi në dy sesionet 102 ligje ndërsa në këtë sesion ndërsa në këtë sesion 50 ligje dhe jemi duke shkuar sipas ritmit që për çdo sesion të miratohen 50 ligje. Duhet ta keni parasysh që Kuvendi i Kosovës në baza vjetore ka miratuar 25-30 ligje, pra ne po miratojmë ligje sa dyfishi i legjislaturave të kaluara. Ajo me të cilën ky sesion poashtu karakterizohet dhe që dëshiroj ta nënvizoj është se në javën e kaluar kemi pasur vizitë nga bashkatdhetarët tanë që janë jashtë vendit dhe shfrytëzoj rastin që t’i falënderohem kontributit që kanë dhënë ndaj Kosovës dhe të nënvizoj që është miratuar ligji që do ua mundësoj atyre që të votojnë prej ambasadave”.

“Gjithashtu, mjerisht, ky sesion është përshkruar edhe me incidente të dhunshme nga deputetët nga Partia Demokratike e Kosovës. Në veçanti më duhet të nënvizoj deputetja Ganimete Musliu, e cila jo vetëm që nuk ka ndonjë kauzë politike por ka pasur sjellje të dhunshme gjatë gjithë këtij sesioni duke promovuar edhe incidente të cilat janë dëm edhe për Kosovën edhe për demokracinë tonë. Gjithashtu qasja jonë ka qenë e tillë që edhe gjatë sesionit edhe dje t’i miratojmë të gjitha ligjet e nevojshme për Kosovën, në vecanti marrëveshjet ndërkombëtare të cilat ishin në agjendë edhe sot, megjithatë sipas rregullores së Kuvendit, në bazë të ligjit për marrëveshje ndërkombëtare ato duhet të votohen edhe nga opozita, e ajo mjerisht është shprehur edhe paraprakisht që nuk do t’i votojë ato. Ato presin që nga prilli, janë marrëveshje esenciale në interes të qytetarëve të Prishtinës, sa i përket sektorit të energjisë dhe procesit arsimor e të cilat mjerisht dhe çuditërisht mbesin dhe presin në kuvend pa u mbështetur nga opozita”.

“Për të kaluar një marrëveshje ndërkombëtare duhen rreth 89 vota dhe këto ligje ose projektligje që janë marrëveshje ndërkombëtare kanë qenë që nga prilli duke pritur edhe votën dhe duhet angazhuar edhe deklarativisht LDK dhe PDK në seancën e kaluar e kanë pasur rastin t’i mbështesin këto marrëveshje ndërkombëtare. Mbrëmë kuvendi ka punuar deri vonë, për ta përmbyllur këtë agjendë legjislative e cila dje ishte e rëndësishme por që është miratuar reforma e ligjit për pensione e financuar nga shteti, diçka që pret tash e dhjetë vjet, si dhe ligji për tatimin e pronës së paluejtshme, por gjithashtu duhet të nënvizoj që është miratuar ligji si fondi sovran si dhe ligji për pagën minimale e cila ka qenë ndër premtimet tona jetike gjatë fushatës zgjedhore. Jemi duke shkuar me ritëm dhe presim që nga shtatori të punohet edhe më intensivisht miratimi i agjendës legjislative. Ne asnjëherë nuk i ikim debateve, sepse e dimë që çdo debat ka relevancë. Zakonisht pozita dhe opozita e kanë pasur shumicën e kryesisë dhe kanë pasur pengesë strukturore për të vendosur për një temë. Kur atë ditë pretendohej se po flitej për Simiqin, edhe Qeveria edhe deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje kanë qenë subjekt i dhunës diçka që nuk ka ndodhur në historinë parlamentare”.

“Ndërkaq, ishte planifikuar edhe sot të vazhdohej seanca parlamentare për marrëveshjet ndërkombëtare sepse ato kanë qenë në agjendë që nga prilli, sepse ato pa votat e opozitës nuk kalojnë. Seanca duhet ta ketë kuorumin e nevojshëm, por nuk ishte kuorumi i mjaftueshëm, ani pse ne kishim planifikuar të qëndrojmë. Nga shkurti ose nga pjesa e dytë e marsit është punuar intensivisht, jo gjithçka shihet nga jashtë, janë mbajtur dy seanca një të mërkurën një të enjten, zakonisht mbahet një”./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Krasniqi: 2026-ta, vit i avancimit për Kosovën, njohjet dhe dialogu do të jenë kyçe

Krasniqi: 2026-ta, vit i avancimit për Kosovën, njohjet dhe dialogu do të jenë kyçe

Kurti në Samitin e BE-së: Zgjedhjet e reja do të sjellin qeverinë time të ardhshme

Kurti pas njohjes nga Bahamasi: Po forcohet subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës

Abdixhiku fton qytetarët në tubimin përmbyllës të LDK-së

Abdixhiku: Fushata të fokusohet në programe, jo në ndarje

Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Themelorja të rivendosë

Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Themelorja të rivendosë

Krasniqi: 2026-ta, vit i avancimit për Kosovën, njohjet dhe dialogu do të jenë kyçe

Krasniqi: 2026-ta, vit i avancimit për Kosovën, njohjet dhe dialogu do të jenë kyçe

Kurti në Samitin e BE-së: Zgjedhjet e reja do të sjellin qeverinë time të ardhshme

Kurti pas njohjes nga Bahamasi: Po forcohet subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës

Abdixhiku fton qytetarët në tubimin përmbyllës të LDK-së

Abdixhiku: Fushata të fokusohet në programe, jo në ndarje

Ditari: 19.12.2025

Si të shmangni lëndimet në sportet dimërore: 5 këshilla nga ortopedët

Si të shmangni lëndimet në sportet dimërore: 5 këshilla nga ortopedët

Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas larjes?

Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas larjes?

Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Themelorja të rivendosë

Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Themelorja të rivendosë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën