Me 63 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Kuvendi i ka votuar: Hamit Bashollin dhe Selvete Gagicën për anëtarë të Bordit mbikëqyrës në Agjencinë Kosovare për Krahasimin dhe Verifikimin e Pronës (AKKVP), raporton teve1.info
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, tha se këta anëtarë u votuan me të gjitha votat pro, derisa mandati i tyre është 3-vjeçar.
Sipas Konjufcës, komisioni ad-hoc i ka rekomanduar legjislativit votimin e 2 nga 4 kandidatët e propozuar.