TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Japin dorëheqje 40 pjesëtarë të Policisë, shkak kushtet e padinjitetshme

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Policia ka nevojë për policë të rinj e trajnim të atyre aktual, thonë ekspertët

Mungesa e sigurimit shëndetësor e jetësor, paga jo e dinjitetshme dhe kushtet jo të mira të punës, janë disa nga problemet me të cilat vazhdon të përballet Policia e Kosovës.

Kështu thotë kryesindikalisti i Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, i cili ka bërë të ditur se vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, për shkak të kushteve jo të mira të punës, kanë dhënë dorëheqje rreth 40 pjesëtarë të policisë.

Policia e Kosovës vazhdon të ballafaqohet me probleme të natyrave të ndryshme.
Kryesindikalisti i Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, thotë se me gjithë rrezikshmërinë që mbart mbi vete Policia e Kosovës, që nga themelimi e deri me tani, ende mbetet jashtë sigurimit shëndetësor dhe jetësor.

“Qe 24 vite është themeluar Policia e Kosovës dhe nuk kemi sigurim shëndetësor dhe as jetësor, ndërsa bazuar në specifikat e punës, PK del ndër më e rrezikuara gjatë kryerjes së detyrave zyrtare. Kemi 22 zyrtarë policorë që kanë humbur jetën gjatë kryerjes së detyrës, mbi 4 mijë raste të lëndimeve në detyrë e që një pjesë e tyre kanë mbet me invaliditet të përhershëm”, ka thënë Zeqiri për RTK.

Duke folur në emisionin “Fokus” në Radio Kosovë, kryesindikalisti i Policisë së Kosovës, Imer Zeqiri, përmendi edhe ndryshimet, që ka pësuar Policia e Kosovës, me Ligjin e ri të Pagave.

“Është kufizuar me 1 për qind të buxhetit të pagave shtesa për rrezikshmëri, e cila qe 6 muaj ende nuk është ekzekutuar me pagat e zyrtarëve policorë. Me Ligjin e ri të Pagave janë goditur edhe pensionistët, ku deri më tani i vetmi shpërblim për zyrtarë të PK kanë qenë tri paga jubilare, tash edhe ato janë anuluar”, u shpreh tutje kryesindikalisti.

Zeqiri tha se vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, rreth 40 policë kanë dhënë dorëheqje vullnetare, e që shumica prej janë për shkak të kushteve jo të dinjitetshme, përderisa paralajmëroi edhe dorëheqje të tjera, nëse vazhdohet me këtë trend.

“Vetëm në gjashtë mujorin e parë të këtij viti kemi rreth 40 dorëheqje vullnetare për shkak të kushteve jo të dinjitetshme, ndërsa për vitin e kaluar janë 100. Në rast se vazhdohet kështu me këto kushte që punon Policia e Kosovës, dhe nuk ka ndonjë reflektim konkret nga qeveria, paralajmërime për dorëheqje ka shumë”, ka deklaruar Imer Zeqiri.

Kryesindikalisti Imeri Zeqiri tha se muajt e fundit për sa i përket mjeteve logjistike dhe uniformave, është kompletuar vetëm policia që vepron në veri të vendit. Ndryshe ditë më parë Sindikata e Policisë se Kosovës dorëzoi në Kuvendin e Kosovës, peticionin e nënshkruar me mbi 62 për qind të pjesëtarëve të saj, që ka të bëjë me pakënaqësinë që kanë ndaj ligjit të pagave./RadioKosova/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Deputeti VV-së i përgjigjet Haradinajt për çështjen e presidentit: Nuk e di se si i shkon në mendje, Aleanca është e vogël dhe e parëndësishme

Deputeti VV-së i përgjigjet Haradinajt për çështjen e presidentit: Nuk e di se si i shkon në mendje, Aleanca është e vogël dhe e parëndësishme

Sezona e dasmave në Kosovë, ATK: Kemi intensifikuar veprimet ndaj restoranteve, frizereve, këngëtarëve…

Sezona e dasmave në Kosovë, ATK: Kemi intensifikuar veprimet ndaj restoranteve, frizereve, këngëtarëve…

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rrymës të shtunën

Bajrami thekson se 5 ose 6 kandidatë nga LVV janë më të votuar se pretendentja për presidente, Vjosa Osmani: Kjo nuk është lojë fëmijësh

Bajrami: Bedri Hamza është zëdhënës i PDK-së, e shkatërruan duke e dërguar në emisione televizive

Bajrami: Bedri Hamza është zëdhënës i PDK-së, e shkatërruan duke e dërguar në emisione televizive

Haradinaj nuk e fajëson asnjë qeveri për dorëheqjet e prokurorëve serbë nga institucionet e Kosovës

Haradinaj nuk e fajëson asnjë qeveri për dorëheqjet e prokurorëve serbë nga institucionet e Kosovës

Haradinaj: Kurti synon ta dërgojë sërish vendin në zgjedhje

Haradinaj: Kurti synon ta dërgojë sërish vendin në zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën