Trajneri i Inter Miamit, Tata Martino, ka konfirmuar se ekipi i tij është në bisedime me Gremion për transferimin e sulmuesit Luis Suarez, ka shkruar ESPN të martën.
Martino ka pranuar se transferimi i Suarezit këtë verë nuk do të jetë aspak i lehtë, pasi ai ka kontratë me ekipin brazilian deri në fund të vitit 2024.
Sipas tij, Suarez do të ishte një përforcim i madh për Inter Miamin, duke pasur parasysh formën që po e tregon me fanellën e Gremios.
Po ashtu, Suarez te skuadra amerikane do t’i gjente ish-bashkëlojtarët te Barcelona, Lionel Messin, Sergio Busquetsin e Jordi Alban.
36-vjeçari në fillim të këtij viti iu bashkua Gremios, ekip për të cilin ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar 9 herë.