TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shtrëngimet e stomakut, çfarë ndodh dhe ç’ka duhet konsumuar

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Shtrëngimet e stomakut, çfarë ndodh dhe ç’ka duhet konsumuar

Dhimbjet e stomakut mund të godasin për shume arsye. Por në kohët me ndryshime të mprehta të temperaturave ato bëhen më të shpeshta dhe më të rënda.

Arsyet janë nga më të ndryshmet dhe kalojnë nga helmimi ushqimore dhe deri tek problemet kronike.

Problemet kalojnë pas disa ditëve por dhimbjet janë vërtet të padurueshme.

Dhimbjet e kokës, diarreja, të vjella dhe shenja të tjera klasike të gripit të stomakut sjellin shqetësime serioze.

Çfarë duhet të konsumoni?

Nuk është e lehtë të konsumoni ushqim kur keni të bëni me një stomak të prishur apo të pezmatuar. Por ka disa ushqime të këshilluara. Xhenxhefili është shkencërisht i provuar si mirëbërës.

Xhenxhefili dhe rrënjët e turmerikut, i cili është anëtar i familjes së xhenxhefilit, janë provuar të jenë anti-inflamatorë, thonë shkencëtarët e sëmundjeve të tretjes.

Të dyja produktet janë rrënjë.

Harroni pijet e shijshme me aromë xhenxhefili, të cilat përmbajnë sasi të të vogël të xhenxhefilit të vërtetë.

Pini çaj të zier me xhenxhefil ose turmerik, këshillojnë ekspertët mjekësorë.

Dy-tre centimetra rrënjë të qëruara xhenxhefili të ziera në 300 ml ujë janë zgjidhje. AgroWeb.org ju këshillon ta pini 4-5 herë në ditë derisa të kaloni problemet e para.

Shumica e njerëzve të prekur nga stomaku i prishur e kanë të pamundur të konsumojnë ushqim. Por pirja e lëngjeve është një ide shumë e mirë, thonë specialistët gastroenterologë.

Humbja e substancave ushqyese

Për shkak se keni humbur shumë nga kripërat minerale, vitaminat dhe ushqyesit esencialë gjatë problemeve, është e rëndësishme që të plotësoni elektrolitët e trupit tuaj, dmth kripërat, por edhe kaliumin, glukozën ose sheqerin.

Lëngu i holluar i domates është shumë i mirë, kryesisht për shkak se është i kripur dhe rimbush mineralet e humbura, thonë ekspertët.

Pasi të keni ndaluar të vjellat dhe stomaku juaj ndihet pak më mirë, ju nevojitet të hani. Por mos u ulni të konsumoni një vakt vërtet të plotë.

Konsumoni nga fare pak ushqim por shpesh gjatë ditës.

Ushqimet më të mira për të filluar janë bananet, orizi i bardhë, pure mollësh dhe bukë të thekur.

Por ushqimet si këto janë zgjedhje të mira. Kjo sepse sa më rëndë të punojë stomaku juaj për të tretur diçka, aq më shumë ka gjasa të mbingarkohet.

Ushqimet që janë të lehta për trupin për t’u tretur janë zgjidhje.

Karbohidratet e thjeshta dhe me përmbajtje minimale të kalorive janë më të mira për trejtjen në krahasim me drithërat dhe zarzavate me gjethe që mund të vijojnë të shkaktojnë dhimbje stomaku.

Cilat ushqime duhen shmangur?

Ka shumë ushqime që duhet të shmangni. Harroni nënproduktet e qumështit, përveç kosit të shtëpisë, sepse një stomak i prishur ka të ngjarë të ketë probleme në tretjen dhe thithjen e laktozës.

Edhe në ditët ose javët pasi të keni marrë veten, mund të përjetoni një periudhë të përkohshme të intolerancës ndaj laktozës, ndërkohë që tretja juaj rimëkëmbet, thonë ekspertët.

Gjithashtu, mos përdorni ushqime me yndyrë të lartë si arrat, vajrat dhe avokado, gatimet me erëza, alkool dhe kafen.

Të gjitha këto mund të përkeqësojnë shërimin e stomakut, thonë gastroenterologët dhe profesorët e mjekësisë dhe të ushqyerit në Universitetin Tufts.

 

Tags: dhimbjenproblemet kronikeShtrëngimet e stomakut
ShareTweet

Postime të ngjashme

Treguesit se keni mungesë kalciumi

Treguesit se keni mungesë kalciumi

Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve dhe tharja e gojës: A janë shenja të kolesterolit të lartë?

Gjakderdhja e mishrave të dhëmbëve dhe tharja e gojës: A janë shenja të kolesterolit të lartë?

Çfarë duhet të hamë për një shëndet më të mirë mendor?

Çfarë duhet të hamë për një shëndet më të mirë mendor?

Sa gjatë mund të mbani ushqime të ndryshme në ngrirës pa e dëmtuar cilësinë e tyre?

Sa gjatë mund të mbani ushqime të ndryshme në ngrirës pa e dëmtuar cilësinë e tyre?

Mehmeti-Selimi kritikon Serbinë për standarde të dyfishta: Kërkon përgjegjësi për Banjskën

Mehmeti-Selimi kritikon Serbinë për standarde të dyfishta: Kërkon përgjegjësi për Banjskën

​LDK pret sqarime për ligjin për Specialen: Apeli mbetet beteja kryesore

​LDK pret sqarime për ligjin për Specialen: Apeli mbetet beteja kryesore

Deliu-Kodra në Kuvend: Institucionet e Kosovës të kërkojnë llogaridhënie për Dhomat e Specializuara

Deliu-Kodra në Kuvend: Institucionet e Kosovës të kërkojnë llogaridhënie për Dhomat e Specializuara

​Një ditë para përfundimit të afatit për Ligjin për Specialen, Nagavci: Kemi insistuar të mos ngutemi

​Një ditë para përfundimit të afatit për Ligjin për Specialen, Nagavci: Kemi insistuar të mos ngutemi

Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat për BE

Kurti në Samitin e Procesit të Berlinit: Kosova duhet të marrë statusin e vendit kandidat për BE

Shiroka-Pula: Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese, garanci për demokracinë

Shiroka-Pula: Pavarësia e Gjykatës Kushtetuese, garanci për demokracinë

​Marta Kos: Kosova përballë vendimeve vendimtare në rrugën drejt integrimit evropian

​Marta Kos: Kosova përballë vendimeve vendimtare në rrugën drejt integrimit evropian

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën