TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dukagjini përballë një kundërshtari të vështirë, Rijeka nisi sezonin me fitore 4:0

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Dukagjini përballë një kundërshtari të vështirë, Rijeka nisi sezonin me fitore 4:0

Të enjten Dukagjini i Klinës nis garën në raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Pasi e kaloi Europan e Gjibraltarit në rundin e parë, Dukagjini për kundërshtar e ka skuadrën e njohur kroate, Rijeka. Ndeshja e parë zhvillohet në “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 19:00. Ndeshja e dytë është më 3 gusht në stadiumin “Rijevica” në Rijekë.

Natyrisht, Rijeka është kundërshtare dukshëm më cilësore se Europa e Gjibraltarit. Futbolli në Kroaci është nivel krejt tjetër krahasuar me futbollin në Gjibraltar.

Rijeka të shtunën nis edicionin 2023/2024 në kampionatin e Kroacisë. E nisi furishëm – me fitore 4:0. Në hapje të kampionatit, Rijeka fitoi bindshëm ndaj Rudeshit, që drejtohet nga legjenda Robert Prosineqki. Rudeshi u promovua në elitë, por në ndeshjen e parë humbi thellë në Rijekë.

Kundërshtarja e ardhshme e Dukagjinit, Rijeka, kishte përkrahje të zjarrtë nga tribunat e stadiumit. Ndeshja u zhvillua para 5000 shikuesve. Te Dukagjini e dijnë që do të jetë e vështirë, pasi edhe futbollisti Iljasa Zulfiu premtoi se do të japin me të mirën, por pranoj se do të jetë e vështirë kalimi në turin tjetër.

“Do të japim më të mirën. Të gjithë lojtarët do të angazhohen maksimalisht. Rijeka është ekip i madh me lojtarë të njohur dhe do të jetë vështirë. Por natyrisht do të bëjmë çdo gjë për paraqitje sa më të mirë”, ka thënë Iljasa Zulfiu, sulmuesi i krahut i Dukagjinit

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova renditet e 25-ta në Evropë në hendbollin e femrave

Kosova renditet e 25-ta në Evropë në hendbollin e femrave

Hajrizi kërkon falje pas kartonit të kuq: Lëndova një komb të tërë

Hajrizi kërkon falje pas kartonit të kuq: Lëndova një komb të tërë

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Xhaka, mungesa e madhe e Sunderlandit ndaj Aston Villas

Trepça fiton në Prizren, një fitore larg titullit

Trepça përballet me Splitin në Mitrovicë

Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it

Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it

Spahiu: Me Ligjin për Specialen, PDK po dëshiron ta “ngulë” edhe Albin Kurtin

Spahiu: Me Ligjin për Specialen, PDK po dëshiron ta “ngulë” edhe Albin Kurtin

Gucati u bën thirrje deputetëve për votimin e Ligjit për Specialen: Të bashkohemi për lirinë e shokëve tanë

Gucati u bën thirrje deputetëve për votimin e Ligjit për Specialen: Të bashkohemi për lirinë e shokëve tanë

Inspektorati kërkon masa shtesë për mbrojtjen e punëtorëve pas paralajmërimit për erëra të forta

Inspektorati kërkon masa shtesë për mbrojtjen e punëtorëve pas paralajmërimit për erëra të forta

“InfoNata” 18.11.2026

“InfoNata” 18.11.2026

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel

Mehmeti: Kurti na ndihmon ne dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës nëse e forcon Kosovën

Mehmeti: Kurti na ndihmon ne dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës nëse e forcon Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën