TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Amerika shijon Messi, ylli argjentinas me debutim fantastik në “tokën e ëndrrave”

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Amerika shijon Messi, ylli argjentinas me debutim fantastik në “tokën e ëndrrave”

Nëse debutimi i Lionel Messit në Amerikë me fanellën e Inter Miami do të ishte një skenar filmi, atëherë nuk do të kishte një skenar më perfekt se ajo që ndodhi me argjentinasin në sfidën ndaj Cruz Azul.

Ndeshjen në kuadër të Kupës së Ligës ndaj skuadrës meksikane, Messi e nisi në stol për t’u aktivizuar në minutën e 54. Rezultati ishte 1-0 në favorin e skuadrës së argjentinasit, me realizator Robert Taylor në minutën e 44 të ndeshjes.

Mirëpo në të 65-tën, Inter Miami pësoi golin e barazimit. Uriel Antuna ishte shënuesi për miqtë që baraspeshoi shifrat.

Por me pas të gjithë sytë e të pranishmëve ishin pikërisht mbi Kampionin e Botës i cili duhej të “shpikte” një magji si ato që ka bërë gjatë gjithë karrierës.
Dhe, 36-vjeçari nuk i zhgënjeu pritshmëritë e mbi 20.000 të pranishmëve në stadium teksa në të 94-tën mori përsipër ekzekutimin e një goditje dënimi në afërsi të zonës kundërshtare.

Topi në trekëndësh me portierin që nuk mund të bënte asgjë dhe stadiumi në festë. Ishte perla e parë e Messit në Amerikë, një gol deçiziv që i dhuroi fitoren dhe tre pikët Inter Miamit në fazën e grupeve të Kupës së Ligës.

Padyshim debutimi i ëndrrave për “pleshtin” që në fund mori edhe përgëzimin e David Beckham teksa në Amerikë duhet të mësohen me spektaklin pasi ishte pikërisht kjo arsye pse e transferuan një si Lionel Messi.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kosova renditet e 25-ta në Evropë në hendbollin e femrave

Kosova renditet e 25-ta në Evropë në hendbollin e femrave

Hajrizi kërkon falje pas kartonit të kuq: Lëndova një komb të tërë

Hajrizi kërkon falje pas kartonit të kuq: Lëndova një komb të tërë

Sunderlandi edhe katër ndeshje pa Xhakën

Xhaka, mungesa e madhe e Sunderlandit ndaj Aston Villas

Trepça fiton në Prizren, një fitore larg titullit

Trepça përballet me Splitin në Mitrovicë

Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it

Kosova ndër pesë vendet e para në Evropë për ligj dhe rend, sipas Gallup-it

Spahiu: Me Ligjin për Specialen, PDK po dëshiron ta “ngulë” edhe Albin Kurtin

Spahiu: Me Ligjin për Specialen, PDK po dëshiron ta “ngulë” edhe Albin Kurtin

Gucati u bën thirrje deputetëve për votimin e Ligjit për Specialen: Të bashkohemi për lirinë e shokëve tanë

Gucati u bën thirrje deputetëve për votimin e Ligjit për Specialen: Të bashkohemi për lirinë e shokëve tanë

Inspektorati kërkon masa shtesë për mbrojtjen e punëtorëve pas paralajmërimit për erëra të forta

Inspektorati kërkon masa shtesë për mbrojtjen e punëtorëve pas paralajmërimit për erëra të forta

“InfoNata” 18.11.2026

“InfoNata” 18.11.2026

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel

Delegacioni i Kuvendit të Kosovës merr pjesë në sesionin e APF-së në Bruksel

Mehmeti: Kurti na ndihmon ne dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës nëse e forcon Kosovën

Mehmeti: Kurti na ndihmon ne dhe shqiptarëve në Luginë të Preshevës nëse e forcon Kosovën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën