Një i dyshuar është dërguar para dy ditësh në repartin Psikiatrik pasi derisa ishte në qendrën e ndalimit policor në Pejë, e kishte dëmtuar murin e dhomës.
Si pasojë e kësaj, i dyshuari kishte pësuar lëndime trupore, përcjell teve1.info
“I dyshuari mashkull kosovar derisa ka qenë në qendrën e ndalimit policor e ka dëmtuar murin e dhomës si dhe ka pësuar lëndime trupore. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në repartin psikiatrik. Rasti në procedurë hetimore”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë.