TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Demhasaj kërkon që veteranëve të mos iu ndalen kontributet edhe nëse punësohen

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Demhasaj kërkon që veteranëve të mos iu ndalen kontributet edhe nëse punësohen

Analisti, Arton Demhasaj, ka kërkuar që veteranëve të UÇK-së të mos i ndalohen kontributet, kur ata krijojnë marrëdhënie të re pune.

Demhasaj, tha se pensioni i veteranëve që kanë luftuar gjatë luftës së fundit në Kosovë, nuk është pagë, por kontribut.

“Veteranët që marrin kontribut me ligj ia ke ndaluar të drejtën e punës, nuk ia ke ndaluar, por ke thënë që në momentin nënshkruan një kontratë pune me dikë fillon me marrë një pagesë ty të ndalet pensioni, pra ky nuk konsiderohet kontribut siç tha kryeministri, ku tha që ne dhurojmë pagë për punë nuk dhurojmë për ata që nuk punojnë. Në rregull është kjo, por kjo nuk po konsiderohet pagë, kjo po konsiderohet kontribut që ti ia dhe veteranit të UÇK-së për kontributin që kanë dhënë në luftë”, tha ai në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Sipas tij, veteranët kanë të drejtë të punojnë, aq sa kanë kapacitet, si dhe ka kërkuar që të njëjtëve mos t’iu ndalohen kontributet.

“Pra për aq kohë sa nuk e konsideron pagë këtë, atëherë jepja këtë kontribut. Por, veteranët kanë të drejtë të punojnë edhe një, dy, tre, katër, pesë puna sa ata kanë kapacitet e tyre fizike me punu, por kontributin mos ia ndalo. Jepja të drejtën të punojë, sepse përndryshe momentalisht nuk po flasim për vlerë monetare të veteranëve, po flasim për integritetin e tyre e para, dhe e dyta po flasim për dinjitetin për një jetë normale për ta dhe familjet e tyre”, tha analisti.

Tutje, ai tha se nuk është e dinjitetshme që një familje të mbijetojë vetëm me kontributin që e kap vlerën e 170 eurove.

“Imagjinoje tash që 35 ose 36 mijë veteranëve që marrin kontributin e tyre, atyre nuk ju lejohet me punu për shkak që ia ndalojnë kontributin, me 170 euro me mbajt familje në ditë të sotit, a është e dinjitetshme? Nuk është e dinjitetshme”, shtoi ai.

Aktualisht, sipas të dhënave zyrtare nga Qeveria e Kosovës, statusin e veteranit luftëtar e kanë 53.188 persona, kurse, sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, 37.006 janë përfitues nga skema për veteranët e luftës, të cilët marrin pagë prej 170 eurove.

Ndërkaq, Ligji për Pagën Minimale është miratuar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës më 13 korrik, ku ka përjashtuar veteranët nga rritja e pagës. Ligji parasheh rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto, apo 250 euro neto, nga 130-170 sa është aktualisht./teve1.info/

Tags: arton demahasajLigji per Pagen minimaleVeteranet e UCK-se
ShareTweet

Postime të ngjashme

MPB-ja për zbatimin e Ligjit për të Huajt: Nga e hëna nisin aplikimet për lejeqëndrim

MPB-ja për zbatimin e Ligjit për të Huajt: Nga e hëna nisin aplikimet për lejeqëndrim

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

Shteti ua ndal sërish pensionet veteranëve që punojnë në ndërmarrje publike rajonale

15 mars – Ditëlindja e Faik Konica, mjeshtri i prozës moderne shqipe

15 mars – Ditëlindja e Faik Konica, mjeshtri i prozës moderne shqipe

Vetura e policit të Lezhës hidhet në erë me tritol

Rriten për 20 për qind ankesat ndaj zyrtarëve policorë

Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre dergohen në spital

Tentoi ta kalojë ilegalisht kufirin, arrestohet një person në Leposaviq

Traktori me dru godet automjetin e Policisë, lëndohen katër zyrtarë

Gruaja kosovare dënohet për mashtrim ndaj pensionistit zviceran

Gruaja kosovare dënohet për mashtrim ndaj pensionistit zviceran

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën